GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

E shkuara kriminale e personit që u mbajt ‘peng’ nga PD në Elbasan

në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
E shkuara kriminale e personit që u mbajt ‘peng’ nga PD në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dyshimet që një makinë “Benz ML” pa targa po blente vota në lagjen 5 Maji në Elbasan të mërkurën, shkaktoi një përplasje me armë midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që shkaktoi një të vdekur dhe katër të plagosur –përfshirë një oficere police.
Brenda makinës pa targa ndodhej shtetasi Mehmet Greca, i cili në një intervistë ka deklaruar se është marrë peng nga mbështetësit e PD-së.

“Isha përpara shtëpisë time me makinë dhe ndaluan 5-6 persona, më thirrën dhe ndalova”, tregon Greca, ndërsa shton se i kanë kërkuar të japë shpjegime pse kërkon vota për PS-në.
Pas ndalimit të Grecës, mbështetësit e PD-së kanë lajmëruar policinë. Përveç policisë, në vendngjarje janë mbledhur dhe mbështetës së Partisë Socialiste.

Dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, por ajo që dihet është se ka pasur një shkëmbim zjarri, i cili la të vdekur mjekun dhe politikanin Pjerin Xhuvani, të cilit Greca iu referua në intervistë me nofkën ‘Pipi’.

Policia ka arrestuar Arbër Paplekajn – ish-punonjës i Forcave Speciale për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 9 mbështetës të PD-së për ndalimin e paligjshëm të Mehmet Grecës, që sipas drejtuesve të PD në Elbasan, i përkisnin një strukture të ngritur për mbrojtjen e votës.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Klement Xhaferri, një person me precedentë penalë, i denoncuar si mbështetës i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.
Xhaferri dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Sipas raportimeve në mediat britanike, edhe Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestu në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash. Vlera e kokainës përllogaritej në 5 milionë paund britanikë.

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 12 shtator 2026

07:35 - 12/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Para
Kafe në lokal por me filxhan me vete, Britania dhe Italia nisin nismën e çuditshme

Kafe në lokal por me filxhan me vete, Britania dhe Italia nisin nismën e çuditshme

TË FUNDIT

Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së
Aktualitet

Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së

16:20 - 12/09/26

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbajtur fjalim në Marshin për Lirinë. Ai ka thënë se nga sheshi i Prishtinës,...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh

Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh

16:09 - 12/09/26
“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26
Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com