GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hetim për lidhjet me Rusinë/ Berisha: Rama dhe përfaqësuesi i tij famoz Dorian Duçka nën hetim nga FBI!

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Hetim për lidhjet me Rusinë/ Berisha: Rama dhe përfaqësuesi i tij famoz Dorian Duçka nën hetim nga FBI!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka janë nën hetim nga FBI.

Në një postim në “Facebook”, duke iu referuar lajmit të “Business Insider” për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së në hetim për lidhjet ruse, Berisha shkruan se lidhje e tij private është Edi Rama dhe se një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.

Berisha shkruan më tej se juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, famozi Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

“Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij famoz Dorian Duçka nën hetim nga FBI!
Të dashur miq, në një hetim sekret për lidhje ruse të një ish-shefi të rëndësishëm të FBI, del se lidhje e tij private është Edi Rama. Në këtë kontekst, ndër të tjera sipas një gazete prestigjioze amerikane ‘Business Insider’, një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.
Juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, famozi Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Autori i prestigjiozes ‘Business Insider’ shkruan se FBI nuk lejoi McGonigal të kontraktojë për llogari të Edi Ramës një kompani për një projekt antikorrupsion.
Autori i artikullit shkruan: “Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një e-maili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin”.
Zëdhënësi i Ramës i thotë gazetës se: “Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.
Zëdhënësi i Edi Ramës ka gënjyer sepse Syri.net ka vërtetuar se McGonigal jo vetëm ka vizituar Shqipërinë, por ai ka regjistruar një kompani me emrin e tij në Tiranë.
Miq, botimi i këtij artikulli nga Insider për hetimin për lidhje me ruset të një zyrtari të lartë të FBI, në të cilin si lidhje të tij përmendet në nivelet më të larta zyrtarë vetë Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka, mendoj se është një qitje me rreze të gjatë që do shoqërohet me zbulime të tjera të medha nga hetimi i FBI.
Këtu keni në anglisht urdhrin në mandatin e hetimit të Jurisë së Madhe:
Records, documents, or materials related to the following:
1. Any and all records or materials in your possession documenting any personal communications, including, but not limited to, cellular text messages, electronic mail messages, encrypted celular application messages, voice messages, letters, or notes, between you and Charles McGonigal regarding the following topics:
(The government of the Republic of Albania or any person associated with the govemment of the Republic of Albania, including, but not limited to, Prime Minister Edi Rama)
(Any travel conducted by Charles McGonigal to the Republic of Albania etc Payments or gifts provided to Charles McGonigal by Agron Neza, Dorian Ducka, or any person associated with the government of the Republic of Albania).”

Etiketa: berisha

Lajme të lidhura

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë
Aktualitet

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Para
Përmbytjet në Tropojë, deputeti i PD-së ngre alarmin: Po u rrezikohet jeta qytetarëve

Përmbytjet në Tropojë, deputeti i PD-së ngre alarmin: Po u rrezikohet jeta qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26

Një prej pjesëmarrësve në protestën e përditshme para Kryeministrisë ka artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e...

Lexo më shumë
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com