GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E thotë për herë të parë/ Zelensky i gatshëm t’i dorëzojë Rusisë territorin e pushtuar, ja kushti që vendos

në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
E thotë për herë të parë/ Zelensky i gatshëm t’i dorëzojë Rusisë territorin e pushtuar, ja kushti që vendos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha mbrëmjen e së premtens se ishte i gatshëm t’i dorëzonte Rusisë territor për t’i dhënë fund luftës. Për herë të parë, Zelensky ka pohuar se vendi i tij mund të heqë dorë përkohësisht për tokën në këmbim të një “ombrelle të NATO-s” mbi territorin që Ukraina ende mban.

Ai shtoi se Kievi mund të negociojë më vonë “diplomatikisht” kthimin e territorit në lindje që është aktualisht nën kontrollin rus.

“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet të marrim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, tha Zelensky përmes një përkthyesi në një intervistë për Sky News, duke shtuar “kjo është ajo që ne duhet të bëjmë shpejt, dhe më pas Ukraina mund të marrë përsëri pjesën tjetër të territorit të saj në mënyrë diplomatike.

Komentet paraqesin një ndryshim në pozicionin e tij. Kievi ka thënë më parë se do të vazhdojë të luftojë Rusinë derisa Ukraina të kthehet në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht, të cilët përfshijnë katër rajonet e aneksuara nga Putin në vitin 2022, si dhe Krimenë.

 

 

Zelensky la të kuptohej se “ombrella e NATO-s” nuk do të ishte anëtarësimi i plotë i NATO-s, diçka që Vladimir Putin e ka refuzuar si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme të paqes.

Përkundrazi, mund të nënkuptojë se shtetet anëtare të NATO-s, duke përfshirë Britaninë, SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, do të ofrojnë garanci individuale të sigurisë për Ukrainën.

I pyetur në intervistë nëse Kievi do të ishte i gatshëm t’i jepte territor Moskës në këmbim të anëtarësimit të plotë në NATO, ai tha se “askush nuk na ka ofruar të jemi në NATO vetëm me një pjesë ose një pjesë tjetër të Ukrainës”.

Anëtarësimi i plotë do ta pengonte Putinin nga nisja e një pushtimi të ardhshëm, pasi do të shkaktonte një luftë me Perëndimin përmes Nenit 5.

Zelensky tha se skenari ku pjesa e Ukrainës që nuk është e pushtuar nga Rusia i jepet anëtarësimi në NATO “nuk është marrë parasysh kurrë nga Ukraina” sepse nuk i është ofruar kurrë zyrtarisht Kievit.

Ai shtoi se njohja e pjesës së okupuar nga Rusia të Ukrainës si nën kontrollin e Moskës do të ishte “e pamundur” sepse do të shkonte “kundër kushtetutës së Ukrainës”.

Zelensky sugjeroi se vendet e tjera kishin propozuar jozyrtarisht një marrëveshje armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë. “Shumë vende të ndryshme propozuan një armëpushim,” tha ai.

Ai vazhdoi duke thënë se nëse arrihet një armëpushim, ai duhet të garantojë “që Putini nuk do të kthehet më”.

“Ne kemi shumë nevojë për mbrojtjen e NATO-s, përndryshe Putini do të kthehet. Përndryshe, si do të shkojmë në një armëpushim? Pra, për ne është shumë e rrezikshme”, tha Zelensky.

gijotina.com/

Etiketa: Vlodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026
Aktualitet

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26
Para
Media greke shkrim racist për shqiptarët që festuan në Athinë, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët që festuan në Athinë, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:27 - 03/08/26

Në tregun valutor shqiptar, këtë të hënë (3 gusht), dollari amerikan dhe euro vijojnë të këmbehen sipas kursit të publikuar...

Lexo më shumë
Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com