GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E tmerrshme, dyfishohen shtrimet në spital nga sëmundjet e zemrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E tmerrshme, dyfishohen shtrimet në spital nga sëmundjet e zemrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sëmundjet kardiovaskulare kanë përparuar me shpejtësi në dekadën e fundit, teksa masa e njerëzve që vuan nga hipertensioni sinjalizon për rritje të kësaj diagnoze në vitet në vijim. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në një analizë për ecurinë e sëmundjeve të zemrës vitet e fundit njoftoi se rreth 87,785 mijë persona aktualisht janë diagnostikuar me sëmundje zemre nga të cilët 36,675 janë me sëmundje ishemike të zemrës. Gjithsej, në vendin tonë janë të regjistruar edhe rreth 290,000 persona me hipertension apo sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut, të cilat janë një potencial i madh për përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

ISHP

ISHP vë në dukje se, sëmundshmëria e diagnostikuar në sistemin shëndetësor ka vijuar të rritet gjatë dekadës së fundit. Kjo reflekton me një rritje të nevojës për shërbime, ndërgjegjësim më të madh të popullatës, por dhe akses më të mirë dhe rritje të ofertës në sistemin shëndetësor. Investimet në repartet e kardiologjisë nuk kanë ecur me të njëjtat ritme me përhapjen e sëmundjeve në popullatë, teksa stafet mjekësore përballen me mungesa të kardiologëve prej emigrimit të lartë edhe në këtë sektor.

Rastet e diagnostikuara

Nga viti 2010 deri në vitin 2018, rastet prevalente si të sëmundjeve ishemike të zemrës të regjistruara në kujdesin parësor janë rritur me rreth 30%. Rastet e diagnostikuara çdo vit në spital janë gjithashtu në rritje së bashku me volumin e shërbimeve diagnostike dhe kirurgjikale. Ndërhyrjet by-pass për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në muskulin e zemrës të kryera nga QSUT pothuaj janë rritur në mënyrë eksponenciale në 10 vitet e fundit.

Risku i sëmundjeve të zemrës në Shqipëri vjen duke u rritur me moshën dhe është më i lartë tek burrat krahasuar me gratë. Në grup – moshën 30-69 vjeç vdekshmëria dhe sëmundshmëria janë rreth 2 herë më të larta tek meshkujt, ndërsa pas kësaj moshe diferenca zvogëlohet në vetëm rreth 20%. Diferencat mes grave dhe burrave janë akoma më të mëdha kur krahasojmë sëmundshmërinë. Arsyet e diferencës përfshijnë mbrojtjen hormonale te femrat para menopauzës, si dhe ekspozimin më të lartë ndaj duhanpirjes dhe abuzimit të alkoolit.

Problemet me zemrën

Vetëm një pjesë e individëve në popullatë është në dijeni mbi problemet shëndetësore personale, bën përpjekje për kontrollin e tyre, apo trajtohet si duhet për to. OBSH rekomandon t’i kushtohet vëmendje vlerësimit të përgjithshëm të një numri faktorësh risku për sëmundjet e zemrës dhe aksidentet cerebrovaskulare, në vend të një të vetmi, me synim zvogëlimin e riskut total.

Njohja e statusit individual lidhur me hipertensionin, diabetin, hiperkolesteroleminë, funksionin e dëmtuar të veshkave, duhanpirjen, obezitetin, lejojnë përllogaritjen me një saktësi të mirë të një aksidenti madhor kardiovaskular në 10 vitet e ardhshëm.

Kontrolli i njëkohshëm i të gjithë këtyre faktorëve te një individ mund të sjellë përmirësime thelbësore lidhur me cilësinë e shëndetit, shmangien e operacioneve shumë të kushtushme dhe zgjatjen e jetës.

Këshillimi dhe terapia për personat me rrezik 10-vjeçar të problemeve madhore kardiovaskulare është kosto shumë efektive pasi zgjat vitet e jetës së shëndetshme./Monitor

Etiketa: semundjetSkandalzemres

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar
Aktualitet

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Para
Historia e trishtë e Orianës, nënës që hodhi foshnjën në lumë

Historia e trishtë e Orianës, nënës që hodhi foshnjën në lumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com