GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E tmerrshme/ Futbollisti ukrainas gjendet në një varr masiv i torturuar dhe i vrarë

13:53 - 05/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E tmerrshme/ Futbollisti ukrainas gjendet në një varr masiv i torturuar dhe i vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje edhe më tronditëse dalin nga masakra në Bucha, tashmë që po hapen varret masive, ku gjenden të groposur me dhjetëra civilë. I torturuar, i vrarë dhe më pas i varrosur në një varr masiv me nënën dhe babanë e tij. Imazhet mizore të cilëve të pajetë, është ajo që lidhet me  Oleksandr Sukhenko, futbollist ukrainas i lindur në vitin 1995, i cili kishte luajtur në Ligën e Dytë të Ukrainës me ekipin rajonal të FC Kudrivka.  Ai nuk luajti në klube apo kampionate të nivelit të lartë, megjithatë Oleksandr ishte i njohur për golat që shënonte.

Megjithatë, orët e fundit ka mbërritur lajmi për vdekjen e tij tragjike. Agjencia ukrainase UNIAN raportoi historinë e trishtë të sulmuesit të vrarë së bashku me nënën e tij Olga dhe babain Igor. Duket se trupat ruse i premtuan Oleksandrit se do të ktheheshin të gjallë, por pas një kohe edhe ai u kap. Epilogu është dramatik. Të tre u torturuan dhe u vranë me një egërsi të tmerrshme përpara se të varroseshin në një varr masiv pranë Bucha, pak jashtë fshatit Motyzhyn, 31 milje në perëndim të Kievit.

Brenda, trupat e rreth 30 civilëve u zbuluan pasi e njëjta zonë u rimor më vonë nga forcat ukrainase. Por ka akoma më keq. Detajet e vdekjes së tyre janë rrëqethëse. Burimet ukrainase raportojnë qartë foton e zbulimit të trupave të Sukhenko dhe prindërve të tij.

Kufoma e nënës së lojtarit, bashkë me atë të djalit, mbetën gjysmë të varrosur. Nga imazhet e tmerrshme të shfaqura, mund të shihet qartë koka e lojtarit të dalë nga pjesa e brendshme e një grumbulli të madh dheu. Një fat shumë më i keq do t’i kishte rënë babait të tij, Igor Sukhenko. Ky i fundit dyshohet se fillimisht u torturua dhe më pas u hodh në kanal.

Një dhunë që nuk ka asnjë justifikim që po trondit gjithë botën. Historia e Sukhenkos dhe prindërve të tij është befasuese dhe zbulimi i kufomave të hedhura me përbuzje dhe pa asnjë respekt në një varr masiv është një tjetër imazh i tmerrshëm i kësaj masakre të çmendur.

Etiketa: BuchagroposSportistvarre

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Një makinë përfundon në liqenin e Belshit

Një makinë përfundon në liqenin e Belshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com