GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E tmerrshme/ Prindërit vrasin djalin 5 vjeç dhe e denoncojnë si të zhdukur

15:31 - 22/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E tmerrshme/ Prindërit vrasin djalin 5 vjeç dhe e denoncojnë si të zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa shumë prindër sakrifikojnë jetët e tyre për fëmijët, ka disa që vetëm prindër nuk mund të quhen. Rasti i 40 vjeçarit nga Cardiff në Angli, John Cole dhe të shoqes 31 vjeçare, Angarad Williamson, është tipik i dy monstrave. Ata vranë djalin e tyre pesë vjeçar pas muajsh të tërë torturave, e flakën në lumë dhe me pafytyrësi shpallën zhdukjen e të voglit dhe kërkuan ndihmë për ta gjetur.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe po gjykohet pasi u zbardh nga policia britanike. Vogëlushi që shikoni në foto, 5-vjeçari Logan Muangi, nuk jeton më. Mëngjesin e 31 korrikut 2021, trupi i djalit të vogël u gjet nga policia në një lumë vetëm 250 metra larg shtëpisë së tij në Bridget, 32 km në perëndim të Cardiff. Sipas mediave në Uells, 5-vjeçari vuajti prej muajsh nga torturat e babait dhe nënës së tij. Situata u përkeqësua më 20 korrik, kur fëmija rezultoi pozitiv me korona. Ai u mbajt mbyllur në dhomë, pa kujdes prindëror dhe mjekësor.

Punonjësit socialë kishin shkuar dy herë në shtëpinë e familjes, por nuk kanë vepruar në kohë për t’i shpëtuar jetën 5-vjeçarit pasi u penguan nga prindërit. Hetimi nxori se një vit para se fëmija të gjendej i vdekur, fëmija përfundoi me krah të thyer, por asnjë veprim penal nuk u ndërmor për prindërit. Kurse dy muaj para vdekjes, djali ishte djegur me ujë të nxehtë në qafë.

E gjatë gjithë këtyre muajve, çifti porosiste vakte të shtrenjta ushqimesh ndërsa detyronin të voglin të hante vetëm drithëra dhe madje e tallnin për ushqimin e shijshëm që ata hanin dhe ai jo. Babai trupmadh dhe shtatlartë i dha urdhër 5-vjeçarit të bënte ushtrime gjimnastikore derisa ai ishte rraskapitur dhe ra duke qarë në dysheme. I vogli u gjet në lumë, me plagë dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij. Ekspertët dëshmuan në gjykatë se këto ishin shenja abuzimi që 5-vjeçari kishte pësuar muaj para se t’i merrnin jetën./Noa.al/

Etiketa: DhunëKrimPrinderittmerrtragjedivrasin djalin

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Para
INSTAT: Produktet ushqimore dhe nafta u shtrenjtuan në mars

INSTAT: Produktet ushqimore dhe nafta u shtrenjtuan në mars

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com