GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

E trishtë/ Portieri humb jetën pasi priti penalltinë vendimtare

12:56 - 12/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
E trishtë/ Portieri humb jetën pasi priti penalltinë vendimtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbolli, ashtu si vetë jeta, ka rezultate të mrekullueshme, por edhe të tmerrshme. Ndonjëherë është shumë e lehtë të shkosh nga njëra anë në tjetrën. Kështu ndodhi këtë fundjavë, në ndeshjen mes Winkel Sport B dhe Westrozebeke në ligën amatore, në Belgjikë.

Një ndeshje e së shtunës që dukej si gjithë të tjerat. Në një moment të pjesës së dytë, arbitri akordoi penallti në favor të Westrozebekes, me 2-1 në favor të Winkel Sport B , vendasve. Penalltia u ndal nga Arne Espeel,  moment që u festua nga lojtarët dhe vetë portieri.

Në atë moment, Espeel u shemb në tokë. Ai filloi të dridhej dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Lojtarët ishin të vetëdijshëm për seriozitetin dhe thirrën një ambulancë, e cila bëri gjithçka për ta rikthyer në jetë, por pa sukses, pasi lojtari u shpall i vdekur vetëm në moshën 25-vjeçare.

“Winkel Sport mban zi për vdekjen e papritur të portierit tonë, Arne Espel. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e tij për këtë humbje të madhe.”

Gjithçka ishte edhe më e trishtë duke pasur parasysh se vëllai i tij i vogël, Aaron , ishte në stol për herë të parë pas rikuperimit nga dëmtimi. “Kjo është një fatkeqësi, një shok për të gjithë. Arne ishte këtu që nga fëmijëria dhe ishte shumë i dashur. Ishte një djalë mrekullisht i pëlqyeshëm, gjithmonë me humor të mirë dhe i gatshëm për të ndihmuar. Kjo është me të vërtetë një goditje. Para së gjithash për familjen e tij dhe gjithashtu për të gjithë klubin tonë” , tha Patrick Rotsaert, drejtori sportiv i Winkel.

 

Etiketa: Humb jetenportieri

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Kapen mbi 126 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Kapen mbi 126 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com