GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E trishtë/ Prokurori ekzekutohet pasi mori vesh që do të bëhej baba

08:56 - 12/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E trishtë/ Prokurori ekzekutohet pasi mori vesh që do të bëhej baba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marcelo Peçi, një prokuror paraguaian i angazhuar në luftën kundër trafikut të drogës është ekzekutuar ndërsa ishte në muajin e mjaltit në një ishull kolumbian të Karaibeve. Sipas policisë bëhet me dije se autorët janë larguar nga deti. Lidhur me këtë ngjarje presidenti i Paraguait e quajti krimin si një vrasje frikacake.

Sipas informacioneve që ka deklaruar bashkëshortja e tij Claudia Aguilera, se Peçi, 45 vjeç, është qëlluar 2 herë teksa po pushonte në një plazh në ishullin turistik Baru. Çifti janë martuar në 30 prill në Kartagjena.

“Dy burra sulmuan Marcelon. Ata erdhën nga deti me një varkë të vogël, ose me një ski jet, e vërteta është se nuk e pashë mirë. Një nga sulmuesit doli dhe pa fjalë qëlloi dy herë Marcelon, një plumb e goditi në fytyrë dhe një tjetër në trup”.

Aguilera, e cila është shtatzënë, tha se burri i saj nuk kishte marrë asnjë kërcënim më parë. Postimi i fundit në llogarinë e Aguilera-s në Instagram të martën tregoi një çift të përqafuar në një plazh dhe një palë këpucë për fëmijë në plan të parë në atë që dukej se ishte një njoftim shtatzënie.

Motivi i vrasjes nuk u bë i ditur menjëherë, por prokurori paraguaian Augusto Salas, një koleg i Pecci-t, tha se sulmi dukej tipik i mafies së drogës. Shefi i policisë kolumbiane Jorge Luis Vargas tha se pesë hetues të vrasjeve janë dërguar në Baru dhe do të marrin mbështetje nga ekspertë paraguaianë dhe amerikanë.

“Ka informacion që po mblidhet që do të na ndihmojë të identifikojmë përgjegjësit,” tha Vargas.

Të martën vonë, policia kolumbiane publikoi një foto të një prej sulmuesve të supozuar, i veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe një kapele bezhë.  Kolumbia, prodhuesi më i madh në botë i kokainës, po përballet me një valë dhune pavarësisht nga një marrëveshje paqeje e vitit 2016 që çarmatosi grupin gueril FARC dhe i dha fund një konflikti civil gati gjashtë dekadash.

Nga ana e tij, Paraguai pa dalje në det, i vendosur midis Brazilit, Bolivisë dhe Argjentinës, është bërë një pikënisje e rëndësishme për drogën që shkon drejt Evropës. Paraguai dhe Kolumbia kanë forcuar kohët e fundit aleancën e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe atë ndërkufitar.

Etiketa: Marcelo Peçiprokurori

Lajme të lidhura

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Para
Masakër gjatë funeralit/ Persona të armatosur ndërpresin ceremoninë, 9 të vdekur, mes tyre një fëmijë

Dy shqiptarët masakrohen me thikë dhe lihen në mes të rrugës (EMRA)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi n
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi n

21:39 - 05/02/26

etëm në vitin 2025, Ministri i Financave Petrit Malaj do të hartonte dhe propozonte 4 akte normative për ndryshimin e...

Lexo më shumë
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com