GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

E trishtë, shqiptarët boshatisin veriun e Kosovës

22:52 - 29/08/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
E trishtë, shqiptarët boshatisin veriun e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e infrastrukturës, transportit e ekonomia e dobët është bërë shkas që të boshatisen fshatrat që janë të banuara me shqiptarë në Zveçan. Në objektet shkollore të tri fshatrave, numri i nxënësve është fare i ulët. E, prindërit ankohen se problem shtesë për ta këtë vit është sigurimi i teksteve shkollore.

Lëvizjet janë të pakta, ndonëse kjo rrugë të dërgon në tri fshatra me banorë shqiptarë në Komunën e Zveçanit, të banuar me shumicë nga serbët.

Infrastruktura e dobët e po ashtu zhvillimet politike në këtë vend vlerësohet të jenë shkaktarë që kjo pjesë e vendit të mbetet pothuajse e heshtur.

Lëvizjet në fshatrat Lipë, Boletin e Zhazhë shtohen pak më shumë nga shtatori kur nxënësit u rikthehen mësimit pas pushimeve. Por, efektet e boshatisjes së fshatrave vërehen edhe në objektet shkollore.

Gjendja e njëjtë me numrin e nxënësve është pothuajse edhe në fshatin Lipë, që është paralele e ndarë e shkollës fillore “Isa Boletini”.

Si mos të mjaftonin problemet ekonomike dhe ato politike, prindërve të atyre pak fëmijëve sivjet u është shtuar edhe një barrë. Sigurimi i librave po del të jetë vështirë i përballueshëm për Venera Pecin nga fshati Zhazhë, pavarësisht se shteti do t’i subvencionojë ato.

“Unë i kam tre fëmijë, në klasën e pestë, të katërt edhe në të dytën. Nuk punoj kurrkund, po çfarë të bëjmë, duhet me i ble. Kam aplikuar, po presim mos po na i kompensojnë”, shprehet ajo.

Zhgënjimi vërehet pothuajse në çdo fytyrë të banorëve që kanë mbetur këtu.

E ata që tashmë janë larguar nga kjo pjesë, thonë se kanë dhimbje për këtë gjendje.

“Shteti ish dashtë të ndërhynte këtu. S’ka kurrgjë këtu, ama s’ka kurrfarë të ardhnash, nuk ka kurrgjë. Kanë mbetur nja 10 ose 15 shtëpi, s’ka më shumë këtu”, ka thënë mërgimtari, Skender Peci.

Për herë të parë që nga paslufta, këtë komunë veriore nga 25 maji e udhëheq një kryetar shqiptar, Ilir Peci.

Etiketa: KosovaZvecan

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Ligjvënësi amerikan diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Ligjvënësi amerikan diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com