GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E urdhëroi Veliaj nga SPAK-u”, anulohet mbledhja fizike e Këshillit Bashkiak

16:40 - 30/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tjetër abuzim i Veliajt”, gazetarja publikon dokumentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranë do të mbahet ‘online’ dhe jo fizikisht sic ishte planifikuar. Opozita ka akuzuar se vendimi është i paligjshëm dhe i urdhëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ditën e sotme, 30 prill 2024, ishte lajmëruar mbledhja e Kryesisë së Këshillit të Bashkisë Tiranë në orën 16:30, por mësohet se kjo mbledhje është anuluar për arsye sigurie, thuhët në një mesazh (grup i këshilltarëve bashkiak) për arsye sigurie.

Anëtarët e mazhorancës kanë votuar që mbledhja të mbahet on line pasi me argumentin se kanë frikë nga protesta e qytetarëve.

Protesta organizohet nga Aleanca për Teatrin dhe qytetarë të zemëruar nga vjedhja me dosjen ‘5D’ të drejtorëve të Erion Veliajt.

Mazhoranca në Këshillin Bashkiak e kontrolluar nga kryebashkiaku nuk pranojnë interpelancat e kërkuara nga këshillatarët e opozitës për aferën korruptive.

“Kryesia e Keshillit Bashkiak, në 14:01 kanë dërguar një email se kryesia mblidhet në 15:00. Nuk donin që këshilltarët e opozitës të merrnim pjesë në mbledhje. Gjysëm ore para mbledhjes thanë se mbledhja do zhvillohet online. Kemi te drejtën tonë të marrim pjesë në mbledhjen e Keshillit Bashkiak. Duam të marrim pjesë edhe në këtë mbledhjen online që po zhvillohet. Në detyrën tonë do e bëjmë në zyrat e Këshillit Bashkiak. T’i heqin zinxirin derës dhe të lejojnë këshilltarët të futen brenda”, tha Dorian Teliti nga opozita

Avokati Genc Gjokutaj, anëtar i këshillit bashkiak, e konsideroi si shkelje të ligjit zhvillimin e mbledhjeve online në kundërshtim me ligjin.

“Mbledhjet online mbahen në kohë pandemie, shyqyr zotit tani dielli shkëlqen. Por një gjë duhet të kenë parasysh se kjo nuk mbahet me policë, këta janë ordinerë”, tha Gjokutaj, duke shtuar se Veliaj që po merret në pyetje, po jep urdhëra teksa po merret në pyetje në SPAK.

Ilda Zhulali, anëtare e Këshillit Bashkiak, tha se nuk ka mbetur njeri i madh dhe i vogël që nuk ka marrë vesh që janë vjedhur taksat e qytetarëve të Tiranës nga drejtorët e Erion Veliajt.

“Është i vetmi vend ku kjo nuk diskutohet, që këta nuk pyesin se ku përfunduan taksat e qytetarëve”, tha ajo. Zhulali u shpreh se vijojnë të paguhen 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazëm të Tiranës, ndërkohë që ato para mund të investoheshin për shkolla, kopshte, çerdhe.

Etiketa: Bashkia TiraneErion Veliajkeshilli bashkiak i TiranesKryesore1

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Para
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”

Nis protesta e pestë për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com