GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E vendos Kolegji Zgjedhor/ Ripërsëritje zgjedhjesh në Bashkinë Rrogozhinë

17:52 - 15/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
BIRN: Garë e hapur në Mat, e djathta befason në Lezhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Rinumërimi i votave në Rrogozhinë nuk ndryshoi rezultatin, por ngushtoi diferencën mes kandidatëve Edion Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë”, të cilët përkatësisht në zgjedhjet e 14 majit kishin marrë 5129 dhe 5108 vota me një diferencë prej 21 votash.

Ndërkohë, “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar më herët edhe pavlefshmëri të kutive të burgut të Rrogozhinës duke pretenduar shkelje serioze, përfshi këtu edhe lejimin për votim të të burgosurve që nuk kishin emrin në listën e votuesve të Bashkisë Rrogozhinë.

Pas vendimit të marrë nga Kolegji pritet që të ribëhen zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës, e cila përfshihet në qarkun Tiranë, nëse nuk do të ketë ankimim në Gjykatën e Apelit.

NJOFTIM PËR MEDIA

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.31 Regj. Themeltar, Datë 09.06.2023 Regjistrimi, me:

ANKUES: Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

ANKUES: Person i tretë, kandidati për kryetar bashkie, Bashkia Rrogozhinë, z. Shkëlqim Hoxha.

KUNDËR: Vendimit nr.174, datë 06.06.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, KQZ.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.174, datë 06. 06. 2023, objekt i ankimittë mësipërm, ka vendosur:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr.80, datë 23.05.2023, të depozituar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

2. Ndryshimin e vendimit nr.531, datë 18.05.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023’, sipas tabelës përmbledhëse të miratuar me vendimin e ndërmjetëm të KAS të datës 05.06.2023. Data: 06.06.2023 Nr: 174 Ora: 12:15 ‘Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.80, datë 23.05.2023 të depozituar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’’.

3. Rrëzimin e kërkesës për mospërfshirjen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, të rezultatit të zgjedhjeve për Qendrën e Votimit nr. 2224/01, IEVP Rrogozhinë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bazuar në pikën 1 të nenit 145 të Kodit Zgjedhor, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 152 të Kodit Zgjedhor’.

Më datë 12.06.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

1. Esmeralda Xhili (Relatore);

2. Blerona Hasa (Anëtare);

3. Emona Muҫi (Anëtare);

4. Edlira Petri (Anëtare);

5. Marsela Dervishi (Anëtare).

Me Urdhër datë 13.06.2023 ‘Për caktimin e seancës gjyqësore’ të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 15.06.2023, ora 15:00, për zhvillimin e seancës gjyqësore. Relatori i ҫështjes ka disponuar Vendimin datë 13.06.2023 ‘Për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë’.

Lidhur me ambientin e zhvillimit të seancës gjyqësore, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor caktoi Gjykatën Administrative të Apelit, në adresën Rr.’Ismail Qemali’, Njësia Bashkiake nr. 2, Tiranë, në kushtet kur prej njoftimeve të datave 12.06.2023 dhe 13.06.2023, në grupin e gazetarëve në aplikacionin WhatsApp, nuk pati asnjë konfirmim për pjesëmarrje në seancë, ҫka do të diktonte zhvillimin e seancës në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

Etiketa: Kolegji ZgjedhorKryesore1RrogozhinaZgjedhje

Lajme të lidhura

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Para
Cenimi i privatësisë, Twitter përforcon rregullat për ndarjen e videove pa leje

Twitter paditet me 250 milionë dollarë nga një grup i 17 kompanive muzikore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com