Një 17-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në Mamurras pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Policia njoftoi se “mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E.H., 17 vjeç”.
17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën, shtuan të njëjtat burime.
Një hetim ka nisur lidhur me rastin.
Discussion about this post