GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Eco Tirana” i jep mikut të Lali Erit 120 MLN lekë për një makinë të përdorur me fshesë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Eco Tirana” i jep mikut të Lali Erit 120 MLN lekë për një makinë të përdorur me fshesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Të shoqëruar me dokumente, Gijotina.com ka denoncuar se Eco Tirana, ka shërbyer si mbulesë për bizneset e lidhura me mafian, me të cilët e themeloi Erion Veliaj shoqërinë “ECO Tirana”.  Nga ana tjetër, ndërmarrja e përbashkët përdoret për të nxjerrë sa më shumë para nga arka e bashkisë, të justifikuara me tendera korruptivë.

Nuk ka ditë që të mos shfaqet një tender me shkelje i “ECO Tirana” në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Tenderi i radhës që ka si objekt “Blerje makine fshese për fshirjen e rrugës” është shembull i fryrjes së fondit limit dhe përpilimit të kritereve që t’i përshtaten një operatori ekonomik të caktuar.

Për këtë tender, administratorët e Erion Veliajt kanë aprovuar që “Eco Tirana” të shpenzojë 120 milionë lekë për të blerë një makinë fshesë të përdorur.

Nuk e dimë se si e llogaritën fondin limit këta administratorë, por është e qartë që është caktuar një shifër që nuk ka lidhje me tregun. Kjo makinë do të blihet tek një biznesmen italian në Itali, që i ka gjendje sepse edhe aktivitetin e ka për lëshimin e mjeteve me qira. Dhe çmimi është vënë në bazë të marrëdhënies që ka Lali Eri me biznesmenin.

Mjafton të kontrollosh online tregun e makinave dhe do të bindesh se fondi limit i caktuar për blerjen e këtij mjeti është të paktën 3 herë më i madh se ato që ofrojnë distributorët.

Kjo makinë me fshesë kushton më pak se sa 22 mijë dollarë.

Ndërsa kjo makinë e re me zero kilometër kushton vetëm 44, 800 dollarë.

 

Kurse këto makina me fshesë janë elektrike dhe kushtojnë 16 mijë deri në 50 mijë dollarë.

Tregu është baza në përcaktimin e fondit limit, por komisioni nuk ka pyetur fare, pasi tenderi është fiktiv. Më poshtë është tabela me cilësitë e makinës me fshesë “magjike” që do të blejë “ECO Tirana”.

Kërkohet një makinë e përdorur e vitit 2016 që do të ndoti rrugët tona me tym. Makina që po kërkohet kufizon pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë në tender, sepse është përcaktuar çdo element që i përshtatet vetëm tipit të mjetit që disponon biznesmeni italian. Madje përcaktohet edhe ngjyra, ndërkohë që përdoret terminologji në gjuhën italiane si për shembull “spazzatrice”.

Dhe sipas “Eco Tiranës”, kjo makinë kushton 120 milionë lekë edhe pse e kërkojnë të vitit 2016. Kujtojmë që pak ditë më parë u blenë tela dhe pjesë të tjera për këto fshesa, tani kërkohet kjo makinë.

Në prokurim është dorëzuar ofertë vetëm nga firma “Autobren s.r.l” që sipas të dhënave është degë e një firme italiane ATLAS IMMOBILIARE S.R.L.  ATLAS IMMOBILIARE S.R.L është një shoqëri italiane me numër regjistrimi dhe kod fiskal 02373740246 (Sipas te dhënave te ekstraktit historik te regjistrit tregtar italian për shoqërinë Autobren s.r.l, date 21.01.2021).

Veliaj ka miqtë e tij që ngritën shoqërinë “Eco Tirana” në Itali, prandaj nuk është lodhur të merret me zhvillim gare sipas ligjit, menjëherë ka firmosur kontratën me firmën italiane, nga e cila do të blejë makinën me fshesë.

Ndërkohë Open Data Albania e rendit si abuziv këtë tender. Prandaj i valëvitet “Flamuri i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Dhe nuk ka mjaftuar me kaq, por në të njëjtën kohë është hapur tenderi për blerjen e një tjetër makine me fshesë. Në këtë tender kërkohet që të jetë makinë e re.

Më datë 9 korrik 2024, shoqëria ka shpallur garën për tenderin me objekt ‘Blerje makineri fshese e re’. Kjo e reja do të kushtojë  191 milionë lekë. Fituesi pritet të shpallet në gusht. Nuk është çudi që paratë të shkojnë tek ndonjë firmë tjetër italiane, që e ka prenotuar grupi i Lali Erit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Gijotina.com ka denoncuar se Eco Tiranaka shërbyer si mbulesë për bizneset e lidhura me mafianme të cilët e themeloi Erion Veliaj shoqërinë “ECO Tirana”.Të shoqëruar me dokumente

Lajme të lidhura

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016
Breaking Views

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26
Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët
Breaking Views

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

20:07 - 16/07/26
Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit
Breaking Views

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

18:42 - 15/07/26
Para
Zgjedhjet në SHBA, edhe Obama e Pelosi nuk besojnë më te Biden

Zgjedhjet në SHBA, edhe Obama e Pelosi nuk besojnë më te Biden

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com