GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eco Tirana nuk “zhgënjen” Veliajn/ I jep tenderin kompanisë së pa licencuar

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Eco Tirana nuk “zhgënjen” Veliajn/ I jep tenderin kompanisë së pa licencuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në disa artikuj Gijotina.com ka denoncuar skemën se si Erion Veliaj përdor “Eco Tirana” për të pasuruar kompanitë e oligarkëve të tjerë. Vetë “Eco Tirana” po punon në këtë drejtim për të mos e “zhgënjyer” Veliajn dhe sa herë të mundet hap ndonjë tender, ku shpesh herë përfituesit janë të paracaktuar. Sakaq, ditën e sotme “Eco Tirana” ka mbyllur tenderin me vlerë 1.5 milionë lekë me numër reference REF-30861-05-26-2022 dhe objekt “ Shërbim mirëmbajtje shfryrës elektrik ”. Një fryrës elektrik është një nga pajisjet që punonjësit e pastrimit, për të larguar pluhurat nga trotuaret dhe cepat e rrugëve. Vetëm par mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve “Eco Tirana” kërkon të shpenzojë 1.5 milionë lekë. Tenderi është hapur vetëm 3 ditë më parë dhe “Eco Tirana” nuk ka pritur shumë gjatë, ditën e sotme ka mbyllur garën duke shpallur fituese kompaninë  “EKM Konstruksion & Teknologji” me administratore Lize Shira.

Sikur është “urdhëruar” nga Velija, Eco Tirana ka vazhduar procedurat në shkelje të ligjit, për shkak se kompania fituese ka paraqitur ofertën me vlerë 1.4 milionë lekë, pra sa 90% e fondit limit. Kur ligji për prokurimet thekson qartë se në çdo tender duhet të merren parasysh ofertat me vlerën më të vogël.  Në dokumentet e hedhura, mungojnë të dhënat ku tregohen sa kompani kanë marrë pjesë në garë dhe nëse ka pasur një garë, nuk janë treguar arsyet pse janë skualifikuar kompanitë e tjera. Ndonëse nga kjo hidhen dyshime se tenderi në një kohë kaq të shkurtër mund të jetë mbyllur pa garë dhe i është dhënë kompanisë EKM Konstruksion & Teknologji për t’u futur në vorbullën e krijuar nga Veliaj dhe “Eco Tirana”. Pasi kjo kompani, nga të dhënat e publikuara, tregohet se ka vetëm 2 vjet që është krijuara dhe nuk ka eksperiencë në tendera.

Mungesa e të dhënave për garën, lë të nënkuptohet se ky është një nga ato rastet kur “Eco Tirana” hap tendera të tillë abuziv në mënyrë që të përfitojnë kompani të tjera, pasi paratë merren nga taksat që qytetarët paguajnë në Bashkinë Tiranë. Kjo është tashmë një skemë e njohur e Veliajt dhe e denoncuar shumë herë, por kurrë nuk është marrë asnjë masë.

 

Kompani anonime

Shkeljet shtohen edhe më shumë kur kompania fituese EKM Konstruksion & Teknologji, duket si një kompani fantazmë në këtë fushë. Së pari ajo nuk zotëron licencat dhe certifikatat e renditura në dokumentet për tenderin. Madje nga kontrollet e bëra nga Gijotina.com rezulton se kjo kompani nuk është e pajisur me asnjë licencë, ajo ka vetëm 2 vjet që është krijuara.

Për më tepër në dokumentet e tenderi thuhet saktësisht se operatori Ekonomik duhet të ketë të përfshirë objektin e prokurimit, në fushën e veprimtarisë së tij në Ekstraktin e Qendrës Kombëtare te Biznesit. Dhe sipas ligjit kjo pikë duhet të verifikohej nga “Eco Tirana” si Autoriteti Kontraktor. Kjo nuk ka ndodhur, kompania e sipërpërmendur ka të dhëna të plota në QKB. Më tutje evidentohet se kjo kompani regjistron vetëm 916 250,00 të ardhura në vit, çka do të thotë se ka pak mundësi të mbulojë shpenzimet që kërkon ky shërbim i kërkuar nga “Eco Tirana”.

 

Ndërkohë, ajo shton edhe më shumë dyshimet se ky tender ka pasur probleme, është fakti që vetëm disa orë pasi u publikuan të dhënat  me fituesin dhe përcaktimin e afateve, dokumentet u fshinë nga sistemi i Agjencisë së Prokurimeve Publike. Këto të dhëna vërtetojnë pretendimet e ngritura deri më tani, se këto janë thjeshtë skema mes “Eco Tirana” dhe Erion Veliajt për të vjedhur taksapaguesit shqiptar, si dhe për të shtuar listën e oligarkëve pranë kryebashkiakut.

 

 

 

 

Etiketa: abuzimEco TiranaErion Veliajkryesore2Lize Shiratender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
U masakrua me thikë, e reja shqiptare do të prehet në Shqipëri

U masakrua me thikë, e reja shqiptare do të prehet në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish...

Lexo më shumë
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com