Biznesmeni Grigor Joti është mjeshtër i biznesit me prokurimet e fondeve publike, sidomos në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit. Tashmë po shtohet në listën e aferave edhe sistemi i Institutit të Statistikave. Drejtorja e INSTAT-it Elsa Dhuli ka mbyllur tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje/rinovim “SAS”, që është sistemi i ruajtjes të sigurt për të dhënat. Ky hap i INSTAT-it vjen pak para se të fillojë puna me Censusin, ku do të duhet ruajtja e të dhënave që do të mblidhen mbi popullsinë.
Por, nuk dihet sa i sigurt do jetë ky sistem duke marrë parasysh rrugën abuzive për shpalljen e fituesit të tenderit.
Në dokumentin e publikuar më datë 17 korrik 2023, në sistemin e APP tregohet se për këtë tender janë vënë në dispozicion rreth 40 milionë lekë. Dhe fituese është shpallur menjëherë firma “INFOSOFT SYSTEMS” shpk, në pronësi të oligarkut të njohur Grigor Joti.
Ai ka qenë i vetmi që ka paraqitur ofertë dhe sipas ligjit duhet të ishte anuluar procedura, sepse ka mungesë konkurrence. Por INSTAT ia ka dhuruar kontratën Jotit, i cili nuk ka lënë ministri, drejtori e bashki pa përfituar tenderë të tillë pa garë.
Kështu, drejtoresha ka firmosur këtë kontratë ku fondi është në risk të lartë për korrupsion.
Nëse do të rinovohet e përmirësohet vërtet ruajtja e sistemit të të dhënave të INSTAT, kjo mbetet për t’u parë.
Censusi i popullsisë ka dështuar disa herë. Një vit më parë puna u anulua për shkak se mungonin tabletat. Tani shpresojmë që mos ketë ndonjë problem të sistemit!
Lexo edhe: Tatimet marrin printerë me qira për 840 milionë lekë, Grigor Joti denoncon tenderin e Ceno Klosit
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post