GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Edhe FFK kundër Superligës evropiane: Qëndrojmë fuqishëm me UEFA-n

10:24 - 22/12/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe FFK kundër Superligës evropiane: Qëndrojmë fuqishëm me UEFA-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubet e mëdha po reagojnë me radhë në lidhje me “dritën jeshile” që Gjykata Evropiane e Drejtësisë dha mesditën e së enjtes,  për krijimin e një kompeticioni të ri, të ashtuquajtur “Super League” Evropiane të Futbollit, duke hedhur kështu poshtë vendimet e UEFA-s e FIFA-s, që ndalin diçka të tillë.

Mirëpo, përveç “gjigantëve” të futbollit evropian, kundër këtij vendimi të Gjykatës Evropian të Drejtësisë kanë dalë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, si dhe Federata e Futbollit të Kosovës, me të dyja këto të lartpërmendurat, që janë vendosur në “krah” të UEFA-s e FIFA-s, në këtë “betejë”.

Njoftimi i FFK-së:

Federata e Futbollit të Kosovës qëndron fuqimisht në mbështetje të UEFA-s dhe sistemit të futbollit që bazohet në solidaritet dhe merita sportive. Ndërsa po ballafaqohemi me projekte të tilla si “Super League”, të cilat synojnë ndarjen nga vlerat themelore sportive dhe solidariteti, FFK rishpreh përkrahjen e saj të parezervë ndaj UEFA-s në luftimin e kërcënimeve të tilla.

Projekti i ashtuquajtur “Super League” nuk respekton vlerat e meritës sportive dhe synon shkatërrimin e sistemit të garave në futboll. FFK e sheh këtë projekt si një kërcënim ndaj integritetit dhe unitetit të futbollit, duke vënë në rrezik të gjithë strukturën e futbollit, e cila që nga themelimi i UEFA-s ka nxitur konkurrencën dhe zhvillimin e futbollit. Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm UEFA-n dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme të përbashkëta për të parandaluar çdo përpjekje për ndarje të futbollit. Ne besojmë se e drejta dhe fuqia janë në anën e sistemit të bazuar në meritë sportive, dhe se kërcënimi i projekteve si “Super League” do të dështojnë dhe do të përballen me rezistencë dhe unitet të klubeve dhe të gjithë futbolldashësve.

FFK nxit të gjithë pjesëmarrësit e futbollit që të bashkohen në këtë kauzë të rëndësishme për të mbrojtur integritetin dhe vlerat e sportit tonë të dashur. Ata që synojnë të ndahen nga familja e futbollit, e cila i ka rritur, do të ballafaqohen me refuzim dhe kritikë nga komuniteti i futbollit. FFK beson se uniteti dhe besimi në vlerat sportive do të fitojnë gjithmonë mbi ndarjen dhe interesat e ngushta. Me vendosmëri do të vazhdojmë të mbrojmë futbollin tonë dhe të përkrahim çdo hap drejt një garë të drejtë, e bazuar në meritë sportive.

Etiketa: FFKSuperligaUEFA

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
Nicole Scherzinger ndryshon look, fotot e reja në rrjetet sociale

Nicole Scherzinger ndryshon look, fotot e reja në rrjetet sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26

"Bordi i Transparences", Autoriteti i Konkurrences, Doganat, Ministria e Financave dhe vete kryeministri jane kthyer si artiste cirku, prestixhiatore qe...

Lexo më shumë
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com