GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Edhe kroatët duan të shkëputen, Borrell: Bosnja, më shqetësuese se kurrë

22:28 - 20/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfaqësuesi i BE-së: Beogradi dhe Prishtina të dialogojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Bosnje e Hercegovinë, një ditë pasi nacionalistët kroatë të këtij vendi paralajmëruan se mund të formojnë rajonin e tyre. Borrell i paralajmëroi udhëheqësit e tjerë në Konferencën e Sigurisë, që u mbajt në fundjavë në Mynih të Gjermanisë, se situata në Bosnje është “më shqetësuese se kurrë”. Bosnja tashmë është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e mbizotëruar nga serbët, i njohur si Republika Sërpska.

Ndarja e tillë është bërë me Marrëveshjen e Dejtonit, të vitit 1995, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje midis serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve. “Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrell.

Autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe komuniteti ndërkombëtar tashmë po përballen me përpjekjet për ndarjen e Bosnjës, të udhëhequra nga lideri serb i këtij vendi, Millorad Dodik, i cili është edhe anëtar i Presidencës trepalëshe.

Lufta në Bosnje – retorikë a realitet?

Më 19 shkurt, organi që përfaqëson disa parti politike kroate në Bosnje kërcënoi se do të fillojë të punojë drejt krijimit të rajonit kroat në këtë vend, nëse ligjet zgjedhore nuk ndryshojnë në atë mënyrë që të rrisin përfaqësimin e kroatëve në nivel kombëtar. Parlamenti Kombëtar Kroat, i udhëhequr nga partia më e madhe etnike kroate, HDZ, tha në një seancë të jashtëzakonshme se dështimi për të arritur marrëveshje për ndryshimet zgjedhore, do të sinjalizonte mungesën e kushteve për votim.

Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje pritet të mbahen në tetor. Udhëheqësi i HDZ-së, Dragan Çoviq, tha më 19 shkurt se bisedimet e nisura vitin e kaluar me krerët boshnjakë për reformën e Ligjit Zgjedhor, duhet të rifillojnë këto ditë, por ai paralajmëroi se mungesa e marrëveshjes mund të çojë në bojkotimin e zgjedhjeve. Sipas Ligjit Zgjedhor në Bosnje, qytetarët e Federatës zgjedhin dy anëtarë të Presidencës, ku njëri duhet të jetë boshnjak dhe tjetri kroat, ndërsa qytetarët e Republikës Sërpska zgjedhin anëtarin serb.

Pakënaqësia e kroatëve me aleancën e tyre me boshnjakët ka nisur të rritet qysh në vitin 2006, kur një kroat nga një parti multietnike është zgjedhur anëtar i Presidencës dy herë radhazi. Ata tani duan garanci që anëtari kroat i Presidencës të zgjidhet nga votimi ekskluziv i kroatëve në zonat me shumicë kroate në Bosnje. Shumë të huaj e konsiderojnë krizën aktuale në Bosnje si më të keqën që nga përfundimi i luftës, më 1995.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Dodik, akuzoi të dielën “administratën amerikane dhe atë të Brukselit” për “favorizim të shumicës myslimane të Bosnjës” në atë mënyrë që, siç tha, e destabilizon Bosnjën në afat të gjatë. Dodik tha se nuk sheh asgjë të diskutueshme në kërcënimet e Parlamentit Kombëtar Kroat.

Borrell kërkoi “përgjegjësi nga liderët politikë në Bosnje” për të parandaluar, siç tha, “shpërbërjen e vendit”. Ai u bëri thirrje atyre që t’i kryejnë reformat e nevojshme kushtetuese dhe zgjedhore.

“Ne nuk do të pranojmë ndarjen dhe shpërbërjen e Bosnjës”, tha Borrell në Mynih.

Ai tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën në Bosnje në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme, më 21 shkurt./REL/

Etiketa: Bosnja-HercegovinaJosep Borrellkroatetshkeputje

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Ambasada e SHBA-së paralajmëron amerikanët në Rusi për sulme të mundshme

Ambasada e SHBA-së paralajmëron amerikanët në Rusi për sulme të mundshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, reagon Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare
Aktualitet

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, reagon Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

09:48 - 25/02/26

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Librazhd-Përrenjas prej pesë ditësh tashmë, dike e cilësuar...

Lexo më shumë
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com