GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Edhe një kryeministër shqiptar në rajon

17:06 - 28/01/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministri i parë shqiptar në MV, ja kompetencat e Talat Xhaferrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ilir Levonja

Janë mbushur faqet e Webeve me gjithfarsoj titujsh. Filloi punën makineria. Megjithëse nuk ka asnjë tagër ekzekutiv veç faktit për të përgatitur zgjedhjet e parakohëshme për në muajin maj 2024, propaganda shqiptare ka nisur furtunën.

Tituj me shumicë se kemi ”Edhe një kryeministër tjetër shqiptar në rajon”. ”Maqedonia e Veriut për herë të parë me një kryeministër shqiptar”. ”Forcohet faktori shqiptar”. ”Historike, zgjidhet kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut” etj.

Që t’i themi me zë të lartë disa gjëra, madje t’ja plasim në surrat edhe statuteve në Twitter të Km sonë, aq shumë i sugjenstionuar nga lideri Ali Ahmeti, i cili prodhoka burra shteti. Kjo qeveri është një strukturë e cila i duhet qeverisë maqedone për një palë zgjedhje, kaq. Por të paktën ata ndoqën disa etapa në dukje demokratike, të cilat qeveria shqiptare apo një forcë politike shqiptare si Rilindja dhe Edi Rama as nuk i çojnë nëpër mend.

Cilat janë këto etapa në dukje…, apo proçese legale në një demokraci normale. Zoran Zaevi dha dorëheqjen në vitin 2021 (Tetor) pasi humbi zgjedhjet lokale dhe nuk arriti të çeli negociatat me Europën. Po ne në Shqipëri nuk bëjmë zgjedhje. Dhe si rrjedhojë nuk njohim asnjë lloj tërheqje, dorëheqje apo hapje krahu.

Madje bëjnë votime dhe mburremi për këtë. Zaevi dhe partia e tij kaloi disa shkundje të forta, sidomos pas tërheqjes së lëvizjes Besa. Dhe Zaevi mori përgjegjësi politike. Po tek ne përgjegjësitë politike nuk njihen, janë brenda kokës së çdo shtetari shqiptar në bulevardin e piramidës por në kontekstin e një fuqie atomike, jo kontekst qarkullimi.

Madje nuk ka burrë as t’ia kujtoj. Zaevi e kishte deklaruar me kohë tërheqjen edhe për rrethanat me Europën, megjithëse arriti një marrëveshje të madhe me Greqinë në lidhje me Emrin Kushtetues të vendit, por Maqedonisë së Veriut nuk iu dha drita jeshile për çeljen e negociatave. Kësisoj një politikan normal merr përgjegjësi politike. Kurse në Shqipërinë e rilindjes, shtetarët e bulevardit të piramidës, nuk marrin asnjë lloj përgjëgjësie, madje që nga 2020 e këtej, shqiptarët po dirigjohen në kor nga Edi Rama, përmes statuteve në FB, Twitter, Podacaste apo RamaTv ta shajnë në kor, kë? Europën, botën etj. Një radhë nuk deshi Hollanda. Ku ta ketë Hollanda.

Një radhe tjetër, nuk deshi Makroni, ku te ketë Franca. Nuk deshi Gjermania, ku ta ketë Gjermania. Tani nuk do Greqia, ku ta ketë Greqia. Se kështu bënim edhe kur na thoshte Enveri. Nuk na do Tito, ku ta ketë Jugosllavia. Bashkimi Sovjetik, Kina etj. Dhe tjetra që e paska mahnitur kaq shumë kryeministrin tonë, ky Ali Ahmeti prodhoka burra shteti.

Mbase. kurse Edi Rama prodhon të arratisur dhe të burgosur, prodhon materiale inerte për Spakun. Nuk i ka mbetur këmbë bashkiaku pa u brgosur, ministri madje dhe yëvendësi i vet, por asnjëherë nuk mori përgjegjësi politike. Doli e tha se, hanë dardha e mollë prapa meje etj. Sa për këtë Ali Ahmetin, ka gjithë jetën në pushtet sa me të majtën, sa me të djathtën aq sa faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka nja 5 parti, të cilat vetëm sa i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Po të ishte një e vetme, mund të siguronin numër më të lartë deputetësh në kuvend. Por kjo nuk ndodh me ne shqiptarët, me sllavët, grekët, latinët po. Me ne hiqe nga mendja. E thënë thjesht, mos i hani për sallatë këto foragjeret plastike të propagandës së qeverisë shqiptare. Ky kryeministër pa pushtet, është vetëm një cen teknik për zgjedhje të reja, nocion të cilin koka e Edi Ramës nuk e pranon sa të ketë frymë.

Etiketa: analizalevonjamaqedoniaTalati

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Girona fiton ndaj Celta, merr kryesimin e La Liga

Girona fiton ndaj Celta, merr kryesimin e La Liga

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com