GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe njëherë për Irfanin dhe hapjen e News24

22:12 - 10/08/25
në Aktualitet, KRYESORE, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe njëherë për Irfanin dhe hapjen e News24
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka një tabor mediash që ndihen të shqetësuara për shkuarjen e policisë në ambientet televizionit të News24, BalkanWeb-it dhe Gazeta Shqiptare të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Një biznesmen i mbytur në borxhe me miliona e miliona euro, që shumë shpesh i paguan me vonesë rrogat e gazetarëve dhe Tatimet e kanë gjetur në shkelje duke mospaguar miliona e miliona euro të trjera që i takojnë sigurimeve shoqërore apo taksave që duhet të derdhë në shtet.

Përtej këtyre, shkuarja e policisë në ambientet e News24 nuk është një pamje e bukur, është një pamje e shëmtuar, por po luhet turpësisht në media dhe publikisht me gjysmën të vërtetën, e cila nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një gënjeshtër.

Po thuhet se u mbyll News24. Nuk është e vërtetë. Ky është një fake news.

News24 nuk është mbyllur. News24 nuk del në transmetim se nuk do Irfani të dalë në transmetim që t’i përziejë gjërat dhe të thotë mbyllën televizionin. Nuk është aspak e tillë.

E vërteta është që dy godina, nga të cilat njërës prej tyre para tre vitesh i ka mbaruar kontrata e qirasë, Irfani si gjithmonë ka dashur ta privatizojë, por shteti nuk ia ka dhënë këtë mundësi.

Pa folur më tej për lekët e qirasë që nuk janë paguar, ose paguhen me vonesë ose nuk janë paguar hiç fare.

Shkojmë më tej.

Irfani ngatërron me qëllim godinën e parë dhe godinën e dytë. Atë që ka kontratën të mbaruar dhe godinën tjetër që e ka me afat 5 apo deri 6 vite të tjera. Ishte shumë e thjeshtë.

Nga godina e parë Irfani hiqte pajisjet dhe i çonte te godina e dytë dhe vazhdonte punën. Godinën e parë ia dorëzonte shtetit dhe News24 do të ishte në transmetim. Por nuk e ka bërë këtë. Ka dashur të krijojë konflikt, incident dhe sherr.

Tjetra, ç’punë ka Irfani me pronat e shtetit?

A ka biznese private? A ka ndërtuar pallate? A ka hotele? Ta çojë te pronat e tij private televizionin dhe nuk i shkon dot shteti as t’i mbyllë derën dhe as t’i ulë çelësin e energjisë po nuk i pagoi dritat. Prandaj është shumë e thjeshtë.

News24 nuk është mbyllur.

Ajo që po ndodh është se Irfan Hysenbelliu po keqpërdor televizionin e tij për të shkuar më pas nëpër gjyqe për të krijuar precedentë gjoja në emër të lirisë së medias fjalës së lirë etj. Këtu nuk kemi të bëjmë me asnjërën prej tyre. Këtu ka shkuar shteti të marrë ambientin e tij.

Nëse një qytetari i vjen dikush dhe i merr gjysmën e pronës dhe nuk i paguan qiranë dhe pasi i mbaron kontrata nuk do të dalë nga shtëpia çfarë ndodh? Shkon dhe e nxjerr prej leckash jashtë. Dhe këtë po bën dhe shteti. Po nxjerr prej leckash një qiramarrës të keq dhe nuk ka dashur t’i rinovojë kontratën. Kjo është zgjidhja.

E në rast se, Irfani do fjalë të lirë dhe media të lirë, ta çojë televizionin dhe mediat e tij te pronat e tij dhe aty mund të vazhdojë ta shajë Ramën dhe qeverinë sa të dojë, megjithëse nuk ka për ta bërë kurrë se shumë shpejt do ta shikoni një lëpirës të pushtetit ashtu siç i lëpihet Erion Veliajt.

/CNA/

Etiketa: Irfan HysenbelliuKryesore1News 24

Lajme të lidhura

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët
Aktualitet

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike
Aktualitet

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth

20:10 - 23/02/26
Para
Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Tetovë, një person humb jetën

Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Tetovë, një person humb jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com