GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe Parku Arkeologjik i Bylisit drejt menaxhimit me fondacion

07:50 - 10/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe Parku Arkeologjik i Bylisit drejt menaxhimit me fondacion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parku Arkeologjik i Bylisit do të kalojë në menaxhimin e një fondacioni, njëlloj si modeli i zbatuar në Butrint, apo ai i propozuar për zonën arkeologjike të Durrësit.

Një dokument i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sugjeron pikërisht këtë model si më të përshtatshmin, teksa parku përfshin qytetet antike të Bylisit dhe Klosit.

“Modeli i propozuar për Parkun Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit, në planin dhe objektivat afatshkurtër dhe afatmesëm, është Administrimi indirekt me fondacion të krijuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me Institucion të Specializuar. Rekomandohet që fondacioni i ri ta shkëpusë Bylisin nga administrimi aktual me Apoloninë dhe t’i bashkëngjitë administrimit të ri rrënojat e Klosit.

Nëpërmjet kësaj forme administrimi ndërtohet një marrëdhënie e besueshme dhe e qëndrueshme ndërmjet lidhjeve historike të këtyre dy siteve, komuniteteve lokale dhe administratës së parkut, e cila do të ndikojë më fuqishëm mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor në trevën e Mallakastrës.

Për të arritur këtë, krahas Planit të Menaxhimit të Bylisit dhe Klosit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të paraqesë për miratim aktet nënligjore përkatëse për mënyrën e administrimit dhe se si do të arrihen këto ndryshime”, thuhet në dokument.

Lidhur me personelin, dokumenti parashtron se organigrama e propozuar për menaxhimin indirekt të Parkut Arkeologjik Bylis-Klos synon të ketë një numër jo shumë të madh personash (13), duke kombinuar sektorët e veprimtarisë së tyre. Punësimi do të kryhet gradualisht deri në 4 vitet e para të operimit.

“Në numrin e përgjithshëm prej 13, punonjësish, drejtori do të jetë arkeolog, arkitekt apo restaurator, në mënyrë që përveç angazhimit në administrimin e Parkut, të veprojë edhe në veprimtaritë kërkimore, restauruese, apo edukuese të Parkut.

Edhe punonjësi i laboratorit do të jetë njëkohësisht përgjegjës dhe përpunues i fondeve arkeologjike, apo prokurimi do të bëjë njëkohësisht punën e financierit, ndërsa menaxheri i turizmit mund të mbulojë koordinimin e eventeve dhe pjesë të angazhimit me publikun (public engagement/relations).

Organigrama shoqërohet me një përshkrim të shkurtër të detyrave dhe mënyrës së rekrutimit të personelit. Fondacioni i sapoformuar ka mundësi të përfitojë financime nga shumë burime të ligjshme, përfshirë organizata të ndryshme, institucione akademike, ente private, dhe të ngjashme, duke kontribuar në mbështetjen financiare për menaxhimin dhe funksionimin e sitit”, thuhet në dokument.

Plani nënvizon se Parku arkeologjik i Bylisit dhe rrënojat e Klosit (e njohur si Nikaia e lashtë) janë dëshmi të çmuara të qytetërimit Ilir.

“Parku Arkeologjik i Bylisit ndodhet në krahinën e Mallakastrës në jug të Shqipërisë. Ky park ndodhet në krahun e majtë të Rrugës Nacionale Fier – Tepelenë, në afërsi të fshatit Hekal dhe Klos. Qyteti antik i Bylisit është rreth 1.5 km larg qendrës së fshatit Hekal dhe shtrihet në pllajën e një kodre me lartësi 547 metra mbi nivelin e detit, me një pozicion gjeografik mbizotërues dhe panoramik mbi Luginën e Lumit Vjosë.

Bylisi ka qenë qyteti ilir më i madh në Ilirinë e Jugut me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Në jug të Bylisit ndodhen rrënojat arkeologjike të qytetit Nikaia, themeluar në gjysmën e dytë të shek. V p.Kr. Në perëndim të Bylisit ndodhen dy qendra të tjera, ajo e Gurëzezës në Cakran dhe Margellici në Patos. Në lindje të Bylisit ndodhen rrënojat e dy kështjellave, ajo e Rabijes dhe e Kalivacit të Tepelenës, të cilat shënojnë kufijtë lindorë të Bylisit. Në veri të qytetit të Bylisit, rreth 13 km larg, ndodhet qyteti Ballsh”.

/Monitor.al/

Etiketa: BylisParku Arkeologjik i Bylisit

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Para
Konsumoni ushqime të ëmbla në mëngjes? Ja çfarë ju shkaktojnë

Konsumoni ushqime të ëmbla në mëngjes? Ja çfarë ju shkaktojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com