GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Edhe për ditë festash demokratët të ndarë, Alibeaj dhe Boçi shmangin njëri-tjetrin në Elbasan

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe për ditë festash demokratët të ndarë, Alibeaj dhe Boçi shmangin njëri-tjetrin në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, demokratët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë. Në pritjen zyrtare të organizuar ditën e sotme nga myftiu i Elbasanit, nënkryetari i grupit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe Enkeld Alibeaj, kanë shkuar të ndarë. I pari në takim ka mbërritur Luciano Boçi, i cili shoqërohet nga kreu i PD në Elbasan, Blendi Himçi i dalë nga zgjedhjet e zhvilluara së fundmi.

Në një prononcim për mediat, Boçi refuzoi tu përgjigjej shumë pyetjeve në lidhje me politikën, duke shtuar se sot është një ditë feste e se duhet folur për gëzimin, lumturinë e shpresën. I pyetur se përse po e shmangte një takim me Alibeajn, Boçi tha se nuk e kishte idenë që deputeti do të shkonte gjithashtu në Elbasan.

“Sot është një ditë feste, për politikë flasim 364 ditë, sot flasim për shpresën, për të mirë, gëzimin dhe lumturinë. Këto do të vijnë bashkë me ngjarjen e tjera që i mirëpresim. Bashkimi është proces, shpresa është proces, dhe të gjitha duhet që së bashku t’i shërbejnë të mirës së vendit. Jo fare, unë nuk e dija që do të vinte, madje lajmin po e marr nga ju. Do isha shumë i lumtur që bashkë me Alibeajn dhe kryetarin e PD të ishim së bashku në këtë pritje shumë të ngrohtë”- tha Boçi.

Në të njëjtin vend mbërriti Enkeld Alibeaj dhe deputeti Dashnor Sula. Edhe Alibeaj tha se kishte vendosur që në ditë të tilla, ta linte politikën jashtë.

“Është ditë e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë. Është një ditë për ta vlerësuar, pas një muaj sakrifice, agjërimi. Pata një ftesë nga myftiu i Elbasanit, me shumë dëshirë erdha. Sigurisht më lejoni që në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë. Është e udhës që për ditë të tilla dhe festa të tilla është më mirë t’i lëmë shqiptarët veçse të gëzojmë. Faleminderit paçi të mira e mirësi”- tha Alibeaj ndër të tjera.

 

 

 

Etiketa: DemokratetElbasanEnkelejd AlibeajfestaLuciano Bocindareshmangin

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Vendet e BE-së “godasin” Rusinë, heqin dorë nga…

Vendet e BE-së "godasin" Rusinë, heqin dorë nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com