GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Edhe presidentët e mëdhenj mund të gabojnë

17:22 - 17/10/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Abazoviç dhe fillimi i fundit të një aventure ballkanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho
 
Vizita e Presidentit Makron në Shqipëri është një vizitë historike. Historike për lëvizjen e tij brilante për të rritur influencat e Francës në një vend ballkanik, ku Franca gjithmonë ka menduar se ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në arsimimin e elitave, shëndetësi dhe kulturë. Si gjithmonë karizmatik, me ide të qarta për autonominë Europiane dhe fuqizimin e BE-së, Presidenti Makron pranoi sfidën të ulet dhe të bisedojë me një nga autokratët e Ballkanit, Edi Ramën, i cili fatkeqësisht ka mësuar nga historia e madhe e Francës intrigat politike dhe si mund të sundosh politikisht duke ruajtur fasadën dhe si mund tu shërbesh padronëve.

Ai erdhi në Shqipëri kur shtypi francez ka folur hapur për autokratët e Ballkanit, që janë të lidhur me krimin e organizuar dhe janë vende ku nuk kuptohet qartë se kush drejton shtetet: mafia apo politika. Ai erdhi në Shqipëri për të   promovuar simbolet e shtetit të fuqishëm, si Aleanca Franceze, të zhvillimit të turizmit dhe të artit, por harroi që këto ‘dhurata’ i bëri në bashkëpunim me një personazh që ka mbytur demokracinë, që i vjedh votat popullit, që e mban të burgosur opozitën, që pronat publike dhe interesat ekonomike të Shqipërisë i ka shitur në Arabinë e largët dhe në shtetet gjysmë-diktatoriale të Europës, si Turqia. Franca nuk mund të jetë një varkë shpëtimi, pavarësisht interesave të saj, për të përkrahur autokratët e një populli që nuk ka bukë të hajë, ku 1 milion qytetarë të saj janë larguar dhe kërkojnë azil politik kryesisht në Francë; kur populli kërkon mbrojtjen e demokracisë dhe Republikën e tij, e cila nuk ju mundësohet edhe nga indiferenca europiane.

Presidenti Makron është një lider i madh dhe me vizion, por në Tiranë bëri lëvizjen e gabuar duke ju besuar klientelistëve ballkanikë që duan të të përdorin për të mbajtur pushtetin e tyre autokratik. Ai gaboi duke minimizuar impaktin e Samitit të Berlinit në Tiranë dhe nevojën e integrimit të shpejtë të këtyre vendeve në BE, nëpërmjet reformave të qënësishme. Ai hodhi idenë e përsëritur tashmë të rëndësisë që ka Komuniteti Politik Europian dhe rëndësisë që ka respektimi i sovranitetit të brendshëm të vendeve për t’ju bashkuar BE-së kur të vijë momenti. Kjo është një politikë që ju shkon për shtat autokratëve, të cilët vazhdojnë të përsëritin ‘që nuk ka nevojë të anëtarësohemi në BE, por ne do sjellim Europën në Ballkan’. Me një fjalë, na lini kështu sic jemi, të korruptuar, të majmemi me pasurinë e popullit, por ne nuk mund të pranojmë vlerat dhe parimet europiane dhe të bëjmë transparencë dhe llogaridhënie para popullit. Në këto kushte ne jemi me Europën.

Së dyti, Presidenti Makron ishte i paqartë për situatën e re të krijuar me Kosovën, pas sulmit të sponsorizuar nga regjimi i Beogradit kundër një vendi sovran si Kosova. Vlerësimi i situatës dhe presioni ndaj Kosovës u duk më tepër si një ‘qokë’ për të shpëtuar vasalin e radhës, që e ka mbytur veten me politika anti-shqiptare dhe anti-europiane, sic është ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur. Presidenti Makron në mënyrë të disbalancuar i bëri presion Kosovës me cështjen e pezullimit të vizave, në një kohë kur opinioni publik në gjithë Ballkanin dënon ashpër sponsorizimin e aktit terrorist të Serbisë në veriun e Kosovës.

Ne e kemi dëgjuar me vëmendje Presidentin Makron si njeri të mencur edhe kur ai ka propozuar një qasje të re me Moskën, ide që është kryqëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë Europa. Por ne nuk mund ta kuptojmë pragmatizmin e tij në mosqëndrimin ndaj nacionalistit Vucic që kërkon ti vërë zjarr Ballkanit Perëndimor dhe Europës. Apo mendon që kur nuk e dënon Rama si kryeministër i Shqipërisë dhe ‘babai i kombit’ Shqiptar, pse duhet të prishë linjat e politikës tradicionale franceze? Se kjo politikë është në dëm të interesave kombëtare dhe ju shërben vetëm Pashicëve të rinj.

Ne e vlerësojmë shumë vizitën e Presidentit Makron dhe vizionin e tij për një Europë të re dhe të fuqishme, por mendojmë se Europa e re do të ngrihet vetëm kur të rivendoset demokracia dhe kur nacionalizmat primitive si të Vucic të marrin fund.

Etiketa: KosovaMakronNesho

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Sëmuret gardiani i kombëtares, Silvinjo bën veprimin urgjent

Sëmuret gardiani i kombëtares, Silvinjo bën veprimin urgjent

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik
Aktualitet

Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik

09:59 - 31/01/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e...

Lexo më shumë
Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture

Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture

09:45 - 31/01/26
Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26
Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

09:04 - 31/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com