GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe rritja ekonomike po na del një flluskë

09:00 - 09/02/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe rritja ekonomike po na del një flluskë

Businesspeople with Large Egg in Front of Grid --- Image by © Images.com/Corbis

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendi është i mësuar me krizat në këto tri dekada, bizneset janë relativisht të vogla, pa struktura të komplikuara vendimmarrjeje dhe janë përshtatur shpejt. Individët e kanë gjetur gjithnjë një formë sigurimi të ardhurash, si nëpërmjet vetëpunësimit, ashtu dhe emigracionit.

Hyrjet e parave informale kanë qenë gjithashtu një burim i qëndrueshëm që ka furnizuar ekonominë.

Rritja ekonomike ka qenë gjithnjë më e lartë sesa parashikimet vitet e fundit, si pas tërmetit të 2019-s, pandemisë së 2020-2021, apo krizës së çmimeve në 2022-2023, duke befasuar institucionet ndërkombëtare dhe analistët e huaj.

Kjo tendencë ka vijuar edhe në 2024. Sipas INSTAT, për 9-mujorin 2024, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është zgjeruar me rreth 4%, nga rreth 3.3% që ishin pritshmëritë vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ky elasticitet, nga njëra anë, e ka ndihmuar ekonominë vendase në këto vite të tranzicionit, por nga ana tjetër ka “fshehur” problemet reale strukturore të vendit. Përtej këtyre shifrave, rritja është e paqëndrueshme.

Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë kontribuar në gati një të tretën e zgjerimit ekonomik gjatë tre viteve të fundit.

“Shpëtimtar” i konsumit ka qenë turizmi, zhvillimi më pozitiv i viteve të fundit, që po amortizon efektin në konsum të tkurrjes së popullatës, që sipas Censit të fundit u reduktua me 400 mijë persona në një dekadë.

Dy sektorë të rëndësishëm, bujqësia dhe industria, janë me rënie, duke u lëshuar gjithnjë e më shumë terren importeve.

Rritja e pagave, e nxitur nga presioni i emigracionit dhe jo nga produktiviteti, e gjeti industrinë të papërgatitur, duke humbur me shpejtësi avantazhin kryesor të kostos së lirë që e kishte karakterizuar në këto tri dekada.

Në të njëjtën linjë, bujqësia po vuan si problemet afatgjata strukturore, që kanë sjellë mungesën e ekonomisë së shkallës, ashtu edhe pasojat e braktisjes masive të popullatës, që i është drejtuar kryesisht emigracionit.

Rritja nuk po bind më as institucionet ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit, paralajmëroi për sfidat që do të ketë vendi. Sipas FMN-së, pavarësisht ecurisë pozitive makroekonomike, Shqipëria përballet me sfida të rëndësishme strukturore.

PBB-ja për frymë mbetet rreth një e katërta e niveleve të SHBA-së dhe BE-15, e ndikuar nga plakja e shpejtë e popullsisë dhe niveli i lartë i emigracionit.

Banka Botërore ka ngritur shpesh shqetësimin për përmirësimin e kapitalit njerëzor, si në shfrytëzimin e atij aktual në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu dhe në kultivimin e tij në të ardhmen.

Modeli aktual i ekonomisë nuk duket se jep zgjidhje të qëndrueshme për këto probleme thelbësore të vendit.

Ndërsa plakja e popullsisë është një dukuri që po ndodh kudo dhe nuk zgjidhet me një të rënë të lapsit, përqendrimi te kapitali njerëzor është alternativa më e mirë për të frenuar disi tendencën e emigracionit të popullsisë, që vitet e fundit është intensifikuar te të rinjtë dhe familjet.

FMN rekomandon në raportin e fundit se zbatimi i reformave të thella, që përfshijnë përmirësimin e qeverisjes, forcimin e menaxhimit të financave publike, dhe rritjen e kapitalit njerëzor e produktivitetit, është thelbësor për të nxitur rritje afatgjatë dhe për të arritur harmonizimin ekonomik me standardet europiane.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se për të vazhduar rritjen ekonomike, ekonomia shqiptare ka nevojë për diversifikim dhe më shumë sofistikim, teksa rëndësia e sektorëve me vlerë të shtuar të ulët po zvogëlohet.

Përforcimi i mëtejshëm i sistemit gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe avancimi i masave kundër pastrimit të parave, që do të rrisin transparencën dhe do të tërheqin investime, heqja e barrierave për rritjen e bizneseve, kalimi në prodhimin me vlerë të shtuar më të lartë, nxitja e integrimit në zinxhirët globalë të vlerës, nëpërmjet adoptimit të teknologjisë dhe inovacionit janë rekomandime të tjera të institucioneve ndërkombëtare.

Gjetja e mënyrave për të nxitur një kthim të mundshëm të emigrantëve në vend do të ishte një zgjidhje më afatshkurtër, teksa kapacitetet zhvilluese brenda vendit dhe sistemi arsimor do të duan shumë kohë të përmirësohen.

Të kthyerit potencialë kanë mjaftueshëm eksperiencë dhe kualifikimin e nevojshëm, që e kanë marrë gjatë viteve duke punuar në shtetet e Europës Perëndimore. Shteti duhet të mendojë për receta e politika nxitëse për t’i sjellë në atdhe, duke sjellë përvojën e tyre dhe investime potenciale.

Recetat janë aty, ajo që mungon është së pari pranimi i situatës reale nga qeveria shqiptare, përtej entuziazmit të shifrave makro dhe së dyti, orientimi i strategjive drejt zgjidhjes së problematikës reale që ka vendi./Monitor

Etiketa: ekonomiflluskeKryesore1rritje

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç
Aktualitet

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra
Aktualitet

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Para
Trump “fal” Princ Harry-n: Nuk do e dëboj nga SHBA, i mjaftojnë problemet që ka me gruan

Trump “fal” Princ Harry-n: Nuk do e dëboj nga SHBA, i mjaftojnë problemet që ka me gruan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke...

Lexo më shumë
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com