GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Edhe sikur të mos ishte e vërtetë/ Për larot si Artan Hoxha dhe Lorenc Vangjeli

12:58 - 27/09/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe sikur të mos ishte e vërtetë/ Për larot si Artan Hoxha dhe Lorenc Vangjeli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ermal Mulosmani

Më vjen mirë që e kam shkruar këtë shkrim para 5 vjetësh. I qëndroj prapa çdo fjale ndaj larove Artan Hoxha dhe Lorenc Vangjeli.

Supozojmë që Salianji e inskenoi ngjarjen. Pra thirri një aktor për të bërë sikur ishte Geron Xhafa dhe ia çoi Prokurorisë.

Unë them që bëri shumë mirë edhe po e pati bërë këtë!!!

Sepse vetëm kështu tërhiqej vëmendja e publikut për një trafikant ndërkombëtar narkotikësh që i kishte ikur ligjit në Itali ku kishte dënim të formës së prerë dhe kapardisej në Shqipëri nën përkujdesjen e të vëllait Ministër të Brendshëm!

Bravo Ervin, ka qenë puna më e mirë e jetës tënde! E detyrove shtetin ta merrte për bythësh trafikantin ndërkombëtar e ta fuste në burgjet e Italisë, atje ku e kishte vendin. Ndoshta nuk ishte zëri i Geronit ai që fliste me Babalen por me siguri ka qenë zëri i tij kur fliste me Babale të tjerë, trafikantët ndërkombëtarë zëvendësues të Babales së dalë nga loja.

Denoncimi në fakt ishte:

“Trafikanti ndërkombëtar i drogës, Geron Xhafaj, është arratisur nga burgjet e Italisë dhe është në Vlorë nën përkujdesjen e Fatmirit, vëllait ish hetues torturues të komunizmit, tani Ministër të Brendshëm të Rilindjes!”
E detyrove supertarfikantin ndërkombëtar Geron Xhafa të zhdukej nga kapardisja vlonjate e të shkonte në qelitë e Italisë, një kryevepër që nuk do të ndodhte kurrë nëse ti Ervin nuk do ta denoncoje. Edhe sikur ta kesh inskenuar bravo të qoftë!!!

Është një film i njohur ku Kevin Space është profesor i ligjit në një Universitet Amerikan, Jeta e David Gale titullohet. Profesori në fjalë atje është aktivist i një kauze të madhe, heqjes së dënimit me vdekje. Megjithë përpjekjet e mëdha të tij, shteti amerikan i kërkonte të sillte dëshmi të qarta kur një i dënuar është dënuar me vdekje pa qrnë fajtor. “Një rast të vetëm” – i kërkonin me ironi zyrtarët…

Atëherë David Gale bashkë me një aktiviste tjetër bien dakort të inskenonin një vrasje me sfond seksual të aktivistes nga profesori. E regjistruan videon dhe, pasi autoritetet e dënojnë David Gale-in me vdekje, pak pas ekzekutimit të tij, nxorën kasetën!

Të gjithë zyrtarët që mbronin dënimin me vdekje e panë që David Gale i sapo ekzekutuar nuk ishte aspak fajtor, aktivistja kishte rënë dakort të vetvritej për kauzën. Edhe Gale do pranonte të ndëshkohej pa treguar asgjë. Dhe vetëm në fund kaseta me pamjet do u tregonte autoriteteve që kishin dënuar një të pafajshëm me vdekje! Dy jetë u sakrifikuan që dënimi me vdekje të hiqej.

Sigurisht rasti i inskemimit të Salianjit dhe sakrifica e tij është simbolike. Por më kujtoi pak rastin e David Gail.

Bravo Ervin! Jam me ty si asnjëherë më parë. E vërteta nuk ka pikë rëndësie kur luan me njerëz falsifikatorë.

Vetëm duke bërë si ata mund ti diskreditosh.

Etiketa: Ermal MulosmaniErvin Salianji

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Zëri i Amerikës: Ish-deputeti Myslim Murrizi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie

“Orët e fundit janë të një drejtësie palaço, jo të Salianjit”, Murrizi: Vendim politik për të shantazhuar opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com