GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Edhe SPAK nuk i mbron dot më”, Bushati për arrestimin e Veliajt: Hajdutë të babëzitur…

21:59 - 10/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Edhe SPAK nuk i mbron dot më”, Bushati për arrestimin e Veliajt: Hajdutë të babëzitur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një ngjarje që duhet të tronditë opinionin publik.

Sipas Bushatit, përpara se të diskutohet për SPAK-un, duhet të vihet theksi te korrupsioni i përmasave të frikshme që ka përfshirë pushtetin.

Ai theksoi se skandalet e vjedhjeve të mëdha janë tashmë të njohura për qytetarët, por për ata që ende besojnë te SPAK, tashmë ka fakte të pamohueshme.

Bushati kritikoi ashpër SPAK-un, duke e akuzuar se po përpiqet të mbrojë zyrtarët e pushtetit, por tashmë nuk ka më hapësirë për justifikime. Ai shtroi pyetjen nëse ka ndonjë gjykatë që mbledhët të dielën në darkë për raste që nuk përbëjnë emergjencë, duke vënë në pikëpyetje procedurat e ndjekura për arrestimin e Veliajt. Sipas tij, ky është një moment kyç për të parë nëse drejtësia po vepron me standarde të barabarta apo në mënyrë të dirigjuar.

“Unë mendoj që përpara diskutimit për SPAK, sot ka një diskutim tjetër. Ore, ç’hajdutë të babëzitur janë këta derra, sa vjedhin këta!

Ne i dinim, po për këta që s’besojnë, që besojnë te SPAK dhe e duan të konfirmuar nga SPAK çfarë hajdutësh janë këta?

Se ishim këtu para dy javësh dhe thoshim: nuk ka fakte që pi Rama verë 33 mijë euro. Po të kishin thënë para një jave që nuk ka fakte që blen fustane Ajola 800 mijë euro, edhe unë do thosha po, s’ka fakte.

Këta i kanë hyrë me eskavator, jo me lopatë vjedhjes, dhe këtu, kudo që të gërvishtësh… Dhe SPAK, që do t’i mbrojë, nuk ka ç’bën.

Debatojmë edhe për SPAK, por unë them që lajmi sot… unë them që sot të bëjmë debatin e përhershëm për SPAK dhe të harrojmë çfarë hajdutësh të llahtarshëm janë këta… e lëmë këtë debat.

Çfarë ndodhi me Erion Veliajn? Sepse unë nuk e di, nuk i kam lexuar letrat, por po t’i referohem Elvi Fundos, që pretendonte se e kishte lexuar dosjen, thoshte që është arrestuar mbrëmë në darkë. Pra, një njeri, siç thotë Lorenci, që ka minimumi që në nëntor që i ka vajtur fletëarresti në gjykatë, arrestohet të dielën në darkë. Dini ju ndonjë gjykatë që mblidhet të dielën në darkë kur s’ka emergjencë, kur s’ka krim?“, deklaroi ai.

Etiketa: bushatiSpakVeliaj

Lajme të lidhura

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën
Aktualitet

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12:15 - 24/02/26
30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë
Aktualitet

30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

11:59 - 24/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Media austriake: Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

11:34 - 24/02/26
Para
Vetëm pak orë nga protesta, Berisha apel qytetarëve: Merrni në dorë fatet tuaja

“Një model frymëzimi”, Berisha reagon pas zgjedhjeve në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën
Aktualitet

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12:15 - 24/02/26

Një situatë shqetësuese është shënuar paraditen e sotme në aksin rural Hotolisht–Dragostunjë, në territorin e Bashkia Prrenjas, ku 12 pacientë...

Lexo më shumë
30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

11:59 - 24/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Media austriake: Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

11:34 - 24/02/26
Balliu: Përgjigje për hajdutin e Kristaqit

Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

11:30 - 24/02/26
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës

11:13 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com