GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe Veliaj sulmon Kurtin: E humbet pyllin për një pemë…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe Veliaj sulmon Kurtin: E humbet pyllin për një pemë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk sulmohet vetëm nga Edi Rama, por nga të gjithë ata që në një mënyrë ose një tjetër duan të fitojnë pikë në sytë e liderit politik të partisë së tyre.

Së fundmi sulmet ndaj Kurtit i ka drejtuar Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka roli i brigadierit që bën zakonisht, sot u shfaq në rolin e tij të zakonshëm, sa herë që Edi Ramës, i duhet të sulmojë, kur vetë nuk flet dot.

E ndërsa në krah të Presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyten, Kryeministri “kafshoi” gjuhën dhe nuk ripërsëriti akuzat ndaj Kurtit duket folur si një “ndërkombëtar” i distancuar nga Kurti e Vuçiç, Erion Veliaj u shfaq në News24 për të thënë me një gjuhë disi të moderuar atë që Rama nuk e tha vetë.

Veliaj u shpreh se Shqipëria, përfshirë edhe kryeministrin kanë qenë gjithmonë më dorë të shtrirë ndaj Kosovës, kjo referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Afrim Bunjaku.

“Misioni i të gjithëve ne nuk është të qëmtojmë alibi për të treguar se gjërat nuk shkojnë. Fakti që kryeministri i Kosovës ishte në stadium për të mbështetur kombëtaren tonë dhe jo për të vazhduar këtë lojën ne dhe ju, ne jemi të njëjtët. Në këtë sens nuk e di qëndrimin zyrtar, por di të të qeverisë dhe kryeministrit tim.

Di që kryeministri dhe qeveria ime ka bërë atë që quhet ‘reaching out’, të shtrijë ai dorën e parë në çdo takim, samit.

Si të shkojë për takime në Kosovë, kur pala tjetër ka pasur impenjime dhe nuk ka qenë e gatshme për ta mirëpritur. Do të them që të paktën filozofinë e qeverisë time e kuptoj. Kemi qenë gjithmonë me dorë të shtritë. Nuk dua që këto lemza të vogla, cic-mice duhen hiperbolizuar. Gëzohem për këdo që vjen në Tiranë dhe për Albinin që vjen janë Tiranë.  Di që kryeministri reagoi dhe ne si bashki po ashtu. Të gjesh fajtorin te Tirana kur terroristët erdhën nga një vend tjetër është si të humbasësh pyllin për një pemë.”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Deklaratat e Veliajt vijnë pak orë para se në Tiranë të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku natyrisht një nga pjesëmarrësit do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. E gjithashtu pjesëmarrëse do të jetë edhe kryeministrja e Serbisë.

Etiketa: KurtisulmVeliaj

Lajme të lidhura

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Para
Zvicra barazoi me Bjellorusinë, ja ç’thotë Granit Xhaka

Zvicra barazoi me Bjellorusinë, ja ç'thotë Granit Xhaka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com