GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Edi dhe Linda Rama akuzohen për falsifikime, grup kriminal”/ Kalaja: A do e hetojë SPAK dosjen e dorëzuar nga PD

11:04 - 28/03/25
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Edi dhe Linda Rama akuzohen për falsifikime, grup kriminal”/ Kalaja: A do e hetojë SPAK dosjen e dorëzuar nga PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike përmes Kryetares së Komisionit të Apelimit Adriana Kalaja ka kërkuar nga SPAK, të hetojë çiftin kryeministror Edi dhe Linda Rama, për një sërë akuzash të ngritura ndaj tyre nga kjo forcë politike. Në një deklaratë për mediat, teksa iu referua kallëzimit të bërë në SPAK, në shtator të vitit të kaluar, Adriana Kalaja tha se pas shpalljes së mos-kompetencës nga Gjykata e Tiranës për hetimin e çiftit kryeministror, SPAK do të duhet t’u shkojë deri në fund këtyre hetimeve dhe jo ta amnistojë sërish. Kalaja iu drejtua kreut të SPAK me dy pyetje, për të cilat tha se PD dhe shqiptarët e kanë detyrim që t’u përgjigjet.

Deklaratë

Në emër të PD më 2 shtator 2024, kam depozituar një kallëzim penal pranë SPAK. Edi Rama, me cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Lindita Rama, me cilësinë e bashkëshortes së Kryeministrit dhe ish anëtares së Bordit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve etj.

 

1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar, të cilët sipas dokumentacionit të administruar bashkëlidhur këtij kallëzimi, rezulton se personalisht apo në bashkëpunim me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve apo përgjegjësive të tyre, ekziston dyshimi i bazuar në prova se, kanë konsumuar këto vepra penale: “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; Vepra penale këto të kryera në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

 

2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi këtë pronë, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.

 

Ky kallëzim i është vënë në dijeni edhe Altin Dumani me cilësinë e drejtuesit të SPAK.

 

Sipas shkresës datë 11.09.2024 me Nr. K 1062/1/1 Prot., informohemi se dërgohet për kompetencë lëndore dhe toksore ky kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Pasi u vura në dijeni të kësaj shkrese, prita që Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ta rikthente sërish në SPAK, për shkak se subjekte dhe objekt i këtij kallëzimi janë kompetencë e SPAK, më datë 03.01.2025 kam paraqitur një kërkesë pranë kësaj prokurorie me objekt:

Shpallje moskompetence lëndore dhe tokësore për kallëzimin penal bërë nga unë dhe dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë sipas shkresës Nr K 1062/1 datë 11.09.2024 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në ditët e para të janarit, jam vënë në dijeni të faktit se më datë 31.12.2024, posta më ka dërguar pranë zyrës, vendimi e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridionsionit të Përgjithshëm datë 02.12.2024, lidhur me procedimin penal nr. 12614 datë 27.09.2024.

 

Sipas vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridionsionit të Përgjithshëm datë 02.12.2024, lidhur me procedimin penal nr. 12614 datë 27.09.2024, është vendosur:

 

Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin nr. 12614 datë 27.09.2024.

 

Pasi u vumë në dijeni të këtij vendimi i cili është katërcipërisht në kundërshtim me dispozitat ligjore, paraqitëm një ankim pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ngritëm tre probleme të rëndësishme:

 

1. Së pari, ky vendim është në shkelje të procedurave të parashikuara nga ligji penal, pasi nuk jemi përpara afateve ligjore të mosfillimit, përsa kohë që kjo dosje ka ardhur nga SPAK dhe kanë kaluar 6 muaj (ligji thotë 15 ditë).

2. Po kështu, fakti se kjo dosje as nuk është lexuar kjo me hetuar, vërtetohet edhe referuar të dhënave dhe provave të depozituara nga unë bashkë me kallëzimin penal, ku rezulton se vendimi Nr. 13 datë 14.01.2021 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, i cili ka vendosur.

3. Nga ana tjetër, edhe vetë vendimi i SPAK, është në shkelje të plotë të dispozitave ligjore dhe praktikës së konsoliduar gjyqësore, pasi nga ana e SPAK, nuk është marë në konsideratë regjimi martesor, ku 50 % e çdo prone është edhe e Kryeministrit Rama, i cili është subjekt i SPAK (kjo nisur edhe nga precedent Xhaçka por edhe sipas deklarimeve në ILDKPKI të të kallëzuarve prej meje) si dhe akuzat e ngritura dhe të vërtetuara përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, vërteton se nga të kallëzuarit prej meje, veprat penale të konsumuara janë objekt i kompetencave të SPAK, kjo në mbështetje të nenit 75/a e Kodit të procedurës penale.

 

Ndërkohë, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Edvan Velçani ndaj të ciolit shprehim gjithë mirënjohjen tonë, u ngrit në lartësinë e detyrës duke vendosur në vendimin nr. 1937 Regj. Them datë 20.02.2025:

 

Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjykimin e kërkesës penale nr. 1937 Regj. Them datë 20.02.2025 dhe dërgimin e akteve Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si Gjykata kompetente.

 

Etiketa: dosjehetimelindaPDRama

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Para
Dhunoi mbesën, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

Arrestimi i dy të rinjve në Shkodër/ Dyshohet se do të vendosnin tritol

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com