Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon taktikë. Edhe këtë herë ka zgjedhur sofrën e gurtë përpara Kryeministrisë për t’u drejtuar studentëve dhe të rinjve që prej dy javësh protestojnë kundër qeverisë së tij.
Në të njëjtën tryezë ku ka bërë edhe thirrjet e mëparshme, Rama ka përsëritur ftesën për dialog, ndonëse studentët ia kanë bërë të qartë se nuk kërkojnë negociata, por dorëheqjen e tij.
Në fakt, kryeministri po tenton ta kthejë një protestë që kërkon largimin e tij në një proces bisedimesh, ku ai vetë përcakton kushtet dhe mënyrën e zhvillimit të dialogut.
Por studentët nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj formule. Ata kanë vijuar protestat përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i kreut të qeverisë.
Nga ana tjetër, Rama ka përjashtuar dorëheqjen dhe vazhdon ta paraqesë dialogun si rrugën e vetme për zgjidhjen e situatës.










Discussion about this post