GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjoba 110 milionë euro!

14:24 - 05/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjoba 110 milionë euro!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Në një vend ku skandalet bien më shpesh se shiu në vjeshtë, lajmi se përfundimisht për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt do të paguhen nga paratë tona,110 milionë euro, po trajtohet si “breshëri i radhës” që dëmton ca të mbjella.

Njeriu që shemb Teatrin Kombëtar si të ishte ndërtim pa leje, njeriu që legalizon pallatet mbi kullat në qendër të Tiranës sikur të ishin monumente kulture, njeriu që hedh në erë biznese private me dinamit si të ishte kreu i një mafieje që hakmerret ndaj “tradhtarit” të brendshëm- tani duhet të japë një shpjegim të thjeshtë:

Pse duhet t’i paguajmë Beketit 110 milionë euro?

Ku shkoi premtimi i tij se “nuk do të marrë asnjë kokërr leku”?

A mund të thotë sot Erion Veliaj dhe Edi Rama se çfarë pune i prishin, lajmet e njërit prej dhjetëra televizioneve private në Shqipëri? Çfarë krimi kishte kryer “Agon Channel”?

Sot është dita për të pyetur Edi Ramën çfarë bonusi do të merrnin pensionistët nëse do t’i jepte për ta 110 milionë euro?!

Sot është dita për t’i thënë Erion Veliajt se me 110 milionë euro mund të ndërtoheshin 150 shkolla të reja, aq sa janë nevojat e Tiranës, të 60 bashkive të reja, të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi?

Sot është dita për të pyetur SPAK- a do ta hetojë këtë çështje?

A do të merret me çështjen më të thjeshtë që ka pasur në historinë e drejtësisë – shpërdorimin kriminal të 110 milionë eurove të shqiptarëve për një kapriçio?

Çfarë do të thotë sot njeriu që ka nevojë të flasë me njerëzit përmes “podcast”-it?

Fatura 110 milionë euro është gjoba që Erion Veliaj i mbështetur nga Edi Rama i ka vënë çdo shqiptari.

Zvarritja e pagesës e paraqet Shqipërinë si një shtet bandit që nuk respekton vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe për më tepër – paguhen miliona të tjerë shtesë për “shërbime avokatie” nga “miqtë ndërkombëtarë të Ramës”.

Vendimi përfundimtar që Shqipëria të paguajë 110 milionë euro mjerisht nuk është as i pari as i fundit. Të tjerë gjyqe do të humbasë Shqipëria sepse në krye ka një njeri që nuk njeh ligj dhe kontratë, por mendon se problemet i zgjidh “si lac”, me të fortë dhe me ndërhyrje.

Lista e mëkateve dhe krimeve të Edi Ramës vjen duke u shtuar.

Ai shpreson si çdo njeri që është në pushtet se dita e drejtësisë nuk do të vijë asnjëherë për të.

Kjo ditë ka ardhur për ministrin e tij të Brendshëm, për deputetë të tij, pritet për zv/kryeministrin e tij.

Është çështje kohe kur pyetjen “pse duhet të paguajmë 110 milionë euro?” nuk do ta bëjnë vetëm gazetarët (ata që kanë mbetur më me kurajë dhe integritet), por edhe prokurorët, pikërisht ata që sot ai i komandon.

Karma!

Etiketa: BeketiHysni GurraRamaVeliaj

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Ja antibiotikët që mund t’i merrni pa recetë mjeku

Ja antibiotikët që mund t’i merrni pa recetë mjeku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com