GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri

16:24 - 14/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i dashur për Shqiptarët për vetë kontributin e tyre të madh që ata kanë dhënë për shtet-formimin e kombit Shqiptar. Kjo lidhje e thellë vazhdon dhe do të vazhdojë në shekuj midis dy vendeve, jo vetëm për mirënjohjen e thellë të Shqiptarëve për rolin e tyre determinues në kohën e Presidentit Wilson, për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi i Milosheviçit, por edhe për rolin që SHBA si demokracia më e fuqishme në botë ka në sistemin demokratik dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit demokratik në Shqipëri, liderat Shqiptarë kanë mbajtur prioritare marrëdhëniet me SHBA, që nga Berisha, Meta, Nano, Meidani, Meksi, Moisiu, Topi, Nishani. Këto marrëdhënie pësuan ‘krisjen’ e tyre të parë kur qeveria e zotit Rama votoi për herë të parë kundër vendimit të Kongresit Amerikan dhe rezolutën e paraqitur nga administrata Amerikane për çështjen e Jerusalemit.

Por edhe ky deviacion vinte nga nevoja për protagonizëm e kryeministrit Shqiptar dhe lidhja e tij e ngushtë me Erdogan, të cilin e quante modelin e tij që në kohën kur ai ishte kryebashkiaku i Stambollit. Për ata që mendojnë që formimi i tij ishte anti-amerikan, gjë të cilën e kishte treguar me hedhjen e flamurit amerikan, mendoj që ishte më tepër anarkizmi dhe aventurizmi i tij sesa ideja që SHBA ishte një kundërshtar ideologjik i tij.

Ai ishte i aftë si aventurier të krijonte edhe Partinë Islamike-Kristiane si gjetja më e pakonceptueshme në modelet politike në botë.

Marrëdhëniet e Ramës me SHBA gjithmonë kanë qenë marrëdhënie interesi dhe jo marrëdhënie parimore dhe vlerash. Si i korruptuar dhe autokrat ai ka përzgjedhur një sjellje servile dhe klienteliste me SHBA, ndërsa axhenda e tij e vërtetë është sistemi putinesk në Shqipëri, që i siguron pushtet të pakufizuar dhe prosperitet marramendës.

Si i tillë, ai ka qenë i pari për të marrë armët kimike siriane, opozitën e Iranit, afganët, e të tjera veprime për të hequr vëmendjen e amerikanëve nga gjendja e demokracisë, shtetit ligjor, kapjes së shtetit dhe organeve të drejtësisë në Shqipëri.

Por ajo që e bën atë promovues të anti-amerikanizmit në Shqipëri janë:

Së pari, shmangia nga rruga demokratike dhe vlerat perëndimore duke instaluar një shtet autokrat kundër vlerave që respekton SHBA.

Së dyti, lidhjet okulte me teokracitë e vendeve të Gjirit, Turqinë, si dhe lidhjet në projekte strategjike me këto vende, duke lënë mundësinë për një shkallë pavarësisë e fitimi të fshehur nga këto vende. Ai nuk i pranon standardet europiane dhe urren llogaridhënien dhe transparencën perëndimore. Qëllimi i tij është mbajtja e regjimit autokratik me një grup oligarkësh dhe për ta kthyer Shqipërinë në një çiflig feudal. Këto investime strategjike nga jashtë BE-së dhe SHBA-së kanë filluar të jenë një shqetësim serioz në Uashington.

Së treti, pjesëmarrja në projekte anti-kombëtare, si ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur, është një përpjekje për të bashkëpunuar me projekte serbo-ruse për të rikthyer influencën e tyre në Ballkan. Duke bashkëpunuar ngushtë me Vuçiç dhe me nacionalistët e rinj serbë pro-rusë, Zoti Rama ka gjetur si ide të zbehë pro-amerikanizmin e shqiptarëve për të bërë martesën e duhur me serbët dhe pranuar projektet e tyre që sakrifikojnë Kosovën. Duket se për aleatin e tij të ngushtë Vucic, pro-amerikanizmi i shqiptarëve është një pengesë serioze për Jugosllavinë e re të tij dhe politikat pro-ruse.

Ideja për realizimin e Ballkanit të Hapur dhe kundërvënia ndaj Procesit të Berlinit, si dhe afera McGonigal, ku Rama korrupton për të goditur opozitën dhe Presidentin, tregon se vetë ideja për të goditur liderin e opozitës në Shqipëri duket që ka qenë një projekt i tyre për të ndarë Shqipërinë dhe për të krijuar ndjenjat anti-amerikane.

Për shumë kohë Rama kishte marrë rolin e ‘përfaqësuesit’ të SHBA-së dhe përkrahja pa kushte e disa burokratëve amerikanë për kryeministrin më të korruptuar në botë ka tronditur dhe ndarë një pjesë të opinionit publik Shqiptar.

Anti-amerikanizmi Shqiptar nuk ka bazë për të zënë vend në Shqipëri, por detyra jonë e përbashkët është për të hequr sa më parë sharlatanët që duan të monopolizojnë këtë marrëdhënie me vendin e lirisë dhe të ndajnë popullin. SHBA do të mbetet gjithmonë fryma dhe simboli i lirisë që do të frymëzojë popullin Shqiptar.

Etiketa: Agim Neshoanti amerikanEdi RamaOpinion

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
Fëmijët ngrinë në dimër, Sako blen në pranverë 400 MLN lekë dru zjarri

Fëmijët ngrinë në dimër, Sako blen në pranverë 400 MLN lekë dru zjarri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com