GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edi Rama nga Berlini: Në Shqipëri, ndiheni si Perëndi

20:04 - 03/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Edi Rama nga Berlini: Në Shqipëri, ndiheni si Perëndi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë si përfaqësuese nderi. Mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5.600 ekspozuesve, Shqipëria prezantohet nën sloganin “All Senses” (“të gjitha shqisat”) nga data 4 deri më 6 mars.

Përfaqësuesi i ITB Berlin, organizues i panairit, Mario Tobias u shpreh se ndihet krenar për partneritetin me Shqipërinë. Mesazhi i parapriu shfaqjes muzikore të rezervuar nga grupi shqiptar “Shkodra Elektronike”, fituesit e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e nisi me përkufizimin e termit “Albanity”, që në gjuhën angleze tingëllon me fjalët Shqipëri dhe mikpritje, por ai tha se ky është realisht thelbi i shqiptarëve.

“A keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë ligj që deklaron se shtëpitë tona i përkasin Zotit. Një ligj i tillë është shkruar në Shqipërinë mesjetare dhe është bërë tashmë pjesë përbërëse e mënyrës së jetesës sonë. është thelbi i asaj çka ne e quajmë “Albanity”, në anglisht duke si një shkrirje harmonike e Shqipërisë dhe mikpritjes, por në shqip do të thotë të bësh të pamundurën për të nderuar emrin, shtëpinë e mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria mbrojti miqtë e saj hebrenj duke u bërë i vetmi vend në Europë, që pati më shumë hebrenj pas luftës se para saj. Ne kemi qenë dhe jemi ende një vend myslimanësh, të krishterësh ortodoksë e katolikësh. Megjithatë kur u përballëm me zgjedhjen midis hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan fort krah hebrenjve, duke refuzuar që të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme.

Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë me vullnet të Zotit. Duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Kështu që nëse doni të ndiheni se si është një perëndi, ejani në Shqipëri. Dhe nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi, shkoni në Greqi,” u shpreh z. Rama.

Panairi i turizmit në Berlin ka një histori të gjatë, e cila daton nga viti 1966. Kryeministri u kthye pas në kohë për të bërë dallimin mes sektorit atëherë dhe sa shumë ka avancuar turizmi sot në vend.

“Kur u zhvillua ky panair për herë të parë në 1966, Shqipëria kishte mirëpritur vetëm 1.000 turistë, kryesisht nga Gjermania Lindore, të gjithë marksistë-leninistë të palëkundur të cilët e konsideronin republikën demokratike shumë të paqëndrueshme ose të degjeneruar. Të vetmit gjermanë perëndimorë që e vizituan Shqipërinë atë vit ishin ekipi i futbollit gjerman, të drejtuar nga legjenda si [Franz] Beckenbauer. Për çudi të të gjithëve arritëm vetëm një barazim 0-0 në Tiranë, megjithëse na kishin këputur 6-0 në Dortmund. Gjithsej erdhën 4 herë dhe nuk ishin më shumë se 100 turistë. Gjatë asaj periudhe Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës dhe maksimumi që mund të bënim për turizmin ishte të arrinim një mesatare prej shumë më pak se 5 mijë vizitorësh në vit, dhe shumica ishin marksist-leninistë,” tha kryeministri Rama.

Vitin e kaluar, shifrat zyrtare flasin për gati 12 milionë turistë të huaj, që vizituan Shqipërinë. Shefi i qeverisë deklaroi se ambiciet janë për më shumë vizitorë këtë vit.

“Shohim këtë vit shifra edhe më të larta me janarin dhe shkurtin, që kanë vendosur rekorde të reja. Deri pak vite më parë numri i turistëve gjermanë që vizitonte Shqipërinë shkonte rreth 11 mijë, ndërsa vitin e kaluar u rritën në afro 400 mijë. Gjermanët janë lloji më i mirë i turistëve. Ata qëndrojnë më shumë ditë gjithsej, ndaj kushdo që mendon se gjermanët nuk janë shumë të zgjuar dhe vetëm punojnë e kanë gabim. Pse duhet gjermanët ta vizitojnë Shqipërinë? Nëse nuk doni t’i besoni fjalës sime për këtë, besoni “Der Spiegel”, që është gati të tregohet e padrejtë për mua, por e përshkruan Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar, qoftë për plazhet e Ksamilit të ngjashme me Bora-Bora, apo rrënojat e Butrintit, apo ngjitjet e marshimet në peizazhet e Thethit dhe Valbonës. “Bild” – Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur në 2025 do të shndërrohet në një destinacion kryesor për ata që duan diellin e detin dhe ndryshe nga rajoni i mbipopulluar mesdhetar, në Shqipëri mund të gjeni plazhe të qeta e të shikoni natyrë të paprekur.

Shqipëria është një yll në ngjitje që po ngërthen vëmendjen e botës. Me një kombinim të përsosur përballueshmërie, peizazhesh mahnitëse, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta turistike të botës dhe ky është vetëm fillimi, sepse presim me padurim të kemi një të ardhme më të shndritshme ekonomike, një rritje të qëndrueshme që do të formësohet jo vetëm duke qenë destinacion tërheqës turistik, por edhe nga roli ynë si model për turizmin miqësor, ekologjik dhe eksperiencat luksoze,” theksoi Rama.

Etiketa: Edi Ramaturizmi

Lajme të lidhura

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore
Aktualitet

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore

12:19 - 15/12/25
“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit
Aktualitet

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

11:50 - 15/12/25
Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike
Aktualitet

Barometri i Ballkanit 2025, Tabaku: Korrupsioni po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

11:44 - 15/12/25
Para
Degradimi i rrugës Kukës-Surroj, banorët në protestë: Na gënjeu Balluku

Degradimi i rrugës Kukës-Surroj, banorët në protestë: Na gënjeu Balluku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore
Aktualitet

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore

12:19 - 15/12/25

Familjet në Shqipëri rezultojnë ndër më të goditurat financiarisht në Ballkan nga shpenzimet shëndetësore dhe frika për përballimin e kostove...

Lexo më shumë
“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

11:50 - 15/12/25
Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

Barometri i Ballkanit 2025, Tabaku: Korrupsioni po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

11:44 - 15/12/25
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

11:35 - 15/12/25
Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

11:17 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com