GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edi Rama përfundon përsëri në spital, i nënshtrohet një operacioni

11:17 - 03/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edi Rama përfundon përsëri në spital, i nënshtrohet një operacioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është shtruar ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pasi vuan nga hernia diskale.

Bëhet e ditur se Rama u operua nga Prof. Dr. Arben Gjata dhe mesa duket të gjithë kirurgët dhe personeli mjekësor janë vënë në gadishmërinë e “Sulltanit” duke lënë pas dore njerëzit e thjeshtë që mezi kanë gjetur një orar për të trajtuar problemet e tyre shëndetësore.

Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje në fund të gushtit, kur teksa ishte për një inspektim në spital.

“Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin – se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi”, deklaroi Rama.

Kjo është hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama shtrohet në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit.

Në përgjigje të interesimit nga media, zyra e shtypit pranë kryeministrisë konfirmoi se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se: Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.  Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”.

Në një prononcim për mediat, mjeku Arben Gjata tha se “Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël”.

“Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore. Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.

Etiketa: RamaSpital

Lajme të lidhura

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

20:56 - 02/02/26
Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë
Aktualitet

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
Breaking Views

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Para
CNN: Harris humbet mbështetjen e sindikatave amerikane

CNN: Harris humbet mbështetjen e sindikatave amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet
Breaking Views

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet

21:17 - 02/02/26

Liverpooli ka arritur një marrëveshje për të transferuar mbrojtësin shumë të vlerësuar të Francës U21, Jeremy Jacquet, nga Rennes, sipas...

Lexo më shumë
Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

20:56 - 02/02/26
Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com