GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Edi Rama po rrënon ekonominë shqiptare”, Berisha thirrje qeverisë: Ulni me 50% taksat e naftës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Edi Rama po rrënon ekonominë shqiptare”, Berisha thirrje qeverisë: Ulni me 50% taksat e naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e tij se po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, buxhetet familjare, pasi fondet publike po shkojnë për inceneratorët.

“Rënie të shpejtë të gjendjes ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë për shkak të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës, për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore, nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjeve dhe shpërdorimit të tyre masiv siç është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit tashmë të cilësuar e tillë, djegësat e Fierit dhe Tiranës. Siç është rasti i ligjit të Parlamentit për të financuar me qindra milionë euro klientelën e Edi Ramës me të cilën ai ndan paratë. Siç është rasti i prokurimeve, e korridorit blu po korridorit të hajnisë. Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, buxhetet familjare dhe ajo që po e ndien në mënyrën më të fuqishme për fat të keq është dhe sektori më kryesor turizmi” – tha Berisha.

Berisha kërkoi këtë të hënë nga qeveria marrjen e masave ekonomike për lehtësimin e barrës së rritjes së çmimeve të naftës dhe biletave të transoportit publik te qytetarët.

“Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, është i bazuar në një praktikë që kanë vendosur një sërë vendesh evropiane. Ju kujtoj sot se në Gjermani me një biletë mujore prej 9 euro lëviz me të gjitha mjetet që qarkullojnë në këtë vend dhe në të gjithë territorin e saj, vendet e tjera si Spanja kanë shndërruar transportin publik falas për qytetarët. Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës që me vlerën 1.1 euro është më i larti në botë dhe është shndërruar në faktorin kryesor të çmimit stratosferik. Ulja e taksës së naftës nga 1.1 në 0.5 euro do të shoqërohet me një ulje të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do të boshatiset, kjo nuk është e vërtetë, mjafton që qeveria të ç’doganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri. Duhet të jemi shumë të qartë se nuk ka asnjë mundësi për naftë kontrabandë veçse kur kontrabanohet nga dora e zezë e qeverisë” – tha Berisha.

 

Etiketa: Edi RamaekonomiaKryesore1naftesqeveriaSali Berishashqiptarëtaksa

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para

Guarda di Finanza dhe Policia e Vlorës kapin 992 kg kanabis/ Në pranga tre persona, transportonin drogën me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”
Breaking Views

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26

Të gjitha bizneset e mëdha me të ardhura mbi 14 milionë lekë kanë afat deri më 6 qershor që të...

Lexo më shumë
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

19:02 - 17/05/26
Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës

Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës

18:46 - 17/05/26
Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit

16:54 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com