Kryeministri Edi Rama gjatë prezencës së tij në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, foli për 3 linja hekurudhore që do të lidhin Durrësin me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Prishtinën.
Mes të tjerash ai theksoi se këto linja do të rrisnin bashkëpunimin dhe nxitjen e investimeve në vend.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare u ndal dhe te procesi i integrimit, ndërsa theksoi se BE nuk ishte në gjendje të mbante fjalën për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ai u shpreh optimist për rolin që ka në Europë Ballkani Perëndimor.
“Problemi i procesit të Berlinit është që autorësia është jashtë Ballkanit. Pavarësisht vullnetit të mirë, cilido nga jashtë që është i angazhuar me procesin e Berlinit, ka shumë më tepër gjëra për t’u marrë në jetën e përditshme dhe nuk mund të fokusohet vetëm tek Ballkani. Çka ne mundemi dhe duhet ta bëjmë. Praktikisht, është njësoj si një njësi zbatimi projekti. Donatorët marrin pjesë në financim dhe marrin pjesë në projekt. Por kanë nevojë për njësinë e zbatimit të projektit. Pra Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të procesit të Berliniut. Është i hapur për përmirësime. Nuk është një process që ndikon por kërkon zbatimin e 4 lirive. Mund të kemi infrastrukturën më të mirë, por nëse nuk maksimizojmë atë që investojnë. Ajo që investojmë financiarisht, për shkak të natyrës së këtij plani, është e varur nga kapacitetet dhe performance e më shumë se një vendi. Çdo segment rrugor, digjital apo çfarëdolloj gjëje që mund të bëjmë, në një rrjet të ndërlidhur të energjisë, nuk mund të ndahet nga tjetri. Nëse ndërtojmë një hekurudhë nga pika A në pikën B brenda vendit, dhe nuk kemi ndërlidhjen me të njëjtin standart në kufi, nuk ka shumë kuptim. Për t’ju infoirmuar, ne duam të nxisim përpara korridorin Adriatiko-Jonian. Ndërkohë që vitet kalojnë dhe projekti është larg së qënit gati përsa i përket përfshirjes së vendeve që duan ta kenë këtë ndërlidhje, për të ne jemi përgatitur seriozisht për një investim i cili duhet që të sigurojë financimin përmes kontratave të drejtpërdrejta me rrugët.
Nënkupton rrugët me pagesë, ideja është që të kemi një zgjidhje alternative për të gjithë, jo vetëm korridorin por dhe për rrugët. Jemi tashmë më së fundmi, duke parë punën që do fillojë për hekurudhën Tiranë-Durrës, do thoja edhe më shumë se sa aq me BERZHI-n. Gjërat janë në rregull. Duam ta lidhim Durrësin me Malin e Zi përmes hekurudhës. Në të kundërt, lidhja e Durrësit me Hanin e Hotit do të nxisë tregtinë, jemi të interesuar që të punojmë padyshim për hekurudhën Durrës-Prishtinë që sërish e sjhellë investimi në një rang rajonal por dhe më gjerë. Nuk po e vendos në tabelën e përparësive, por këto janë të rëndësishme. Tjetra është segmenti mes Durrësit dhe Maqedonisë së Veriut. Do jetë shumë i rëndësishëm në parallel me ndërtimin e portit të Durrësit. Kjo ishte sa u takon hekurudhave dhe rrugëve. Sigurisht, urojmë që të mund të shoqërojmë projektin e hekurudhës Durrës-Maqedoni e VEriut sëbashku me disa projekte rrugore. Por duhet të kalojmë disa pengesa.
Ana tjetër e historisë ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve dixhitale duke hapur një vision më të lartë për të rinjtë. Do ndryshojmë krejtësisht programin e informatikës në shkolla duke e sjellë në laboratore. Mënyra e vjetër e mësimit nuk përmbush dhe nuk përballet me sfidat e kohës. Do financojmë më shumë që të rinjtë të angazhohem në kodim. Po përpiqemi për qendrën e teknologjisë në Vlorë, Korçë. Piramida në Tiranë po bëhet gati. Duke mos dashur që të marrë më shumë kohë, me shpresën që ajo që thashë nuk është e re, dua ta përmbyll me bindjen se pavarësisht mendimit që për shkak të faktit se BE nuk është në gjendje të mbajë fjalën dhe këtë herë për shkak të një gjëje aspak e parashikueshme si Bullgaria, unë jam optimist pasi besoj fort se ndjesia e komunitetit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor po rritet dhe ndjej që ka një kuptim më të madh rajoni për Bashkimin Europian” – tha Rama.
Shefi i qeverisë, Edi Rama është shprehur se procesi i Berlini ka një problem, ndaj Ballkani i Hapur është mekanizmi që do ta ndihmojë zbatimin e saj.