GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Edi Rama pyet ChatGBT për zjarret në Shqipëri: Fajin e kanë ata që e kritikojnë…

15:11 - 15/08/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Edi Rama pyet ChatGBT për zjarret në Shqipëri: Fajin e kanë ata që e kritikojnë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk i mjaftojnë 28 vatrat në Shqipëri, por Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga zjarret masive që kanë pushtuar Greqinë. Dhe për të bërë “analizën” e situatës, pyet ChatGBT. Sigurisht që bën pyetje të gabuara dhe merr përgjigje të tilla. Ata që e kritikojnë janë gazetarë, politikanë, ekspertë, qytetarë dhe jo “piromanë verbalë” siç përpiqet të shpikë Edi Rama. Duke mos dashur të marrë përgjegjësinë publike, vazhdon të këmbëngulë në lojëra fjalësh, ndërsa zjarret janë aty.

Përmes kësaj videoje ai u drejtohet qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, të cilët shprehen se vendi ynë duhet të ketë avionë dhe të mos presin ndihmën nga fqinjët.

“Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë”, shkruan Rama.

“Nderkohe sipas ChatGBT:
Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.

E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:

Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke shkaktuar reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.
Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur”, shkruan Rama.

Sa harxhon kohën me sofizma djallëzore, kryeministri do të bënte mirë mësonte pak logjikë dhe aritmetikë. Sipas shkencës së logjikës, premisat e gabura të çojnë në përfundime të pasakta! Sipas aritmetikës, krahasimi i sipërfaqeve të djegura në raport me totalin e sipërfaqes së shtetit, mund të ndihmojë për krahasimin real me Greqinë!

gijotina.com/

 

Etiketa: Edi RamaKryesore1zjarret

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Para samitit në Alaskë/ Lavrov me mesazh provokues shkruar në bluzën që mbante veshur në mbërritje

Para samitit në Alaskë/ Lavrov me mesazh provokues shkruar në bluzën që mbante veshur në mbërritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com