GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët”, Berisha thirrje qytetarëve për…

19:24 - 29/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët”, Berisha thirrje qytetarëve për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Sot çdo pushtet është përqendruar në një dorë, në dorën e keqbërësit më të madh pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në krye”, u shpreh kreu demokrat Sali Berisha, në fjalën e mbajtur nga ballkoni i apartamentit ku qëndron në arrest shtëpie prej pothuajse 1 muaji, me vendim të GJKKO-së.

Duke iu drejtuar mbështetësve që vijojnë të mblidhen në atë që e kanë pagëzuar me emrin “Rruga e Shpresës”, Berisha tha se pushteti është përqendruar në dorën e hajdutit më të madh në historinë e shtetit shqiptar.

Berisha i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të arrestojnë vetë Edi Ramën dhe të mos presin që atë ta arrestojë drejtësia.

“Pushteti është përqendruar në një dorë të një krimineli kombëtar dhe ndërkombëtar, që quhet Edi Rama.

Çdo minutë, çdo orë dhe ditë që kalon më i rëndë bëhet turpi mbi shqiptarët që tolerojnë një kryeministër të inkriminuar, një kryeministër që ka kryer krime të shëmtuara ndaj vendit të tij dhe ndaj udhëheqësit të NATO-s, vendit të madh të lirisë, SHBA.

Drejtësia amerikane e ka kapur në flagrancë Edi Ramën.

Edi Rama duhet të arrestohet, të arrestohet nga ju, të arrestohet nga ju dhe vetëm nga ju.

Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët. Të mos presin mandatet e arrestit të FBI apo të ndokujt tjetër.

Shqiptarë në këmbë për të arrestuar një kriminel që rekruton, që korrupton kryezbuluesin e vendit partner për të shkatërruar opozitën shqiptar.

Shqiptarët duhet ta arrestojnë vetë këtë kriminel që paguan para droge, para krimi, për të shkatërruar opozitën shqiptare. Nuk ka turp më të madh se sa ky kriminel të futet në zyrat e shtetit.

Koha nuk pret, flagranca thërret çdo shqiptar të ngrihemi dhe të bëjmë drejtësi kundër tij. Kur drejtësia ka përfunduar në kthetrat e tij dhe nuk ekziston, u takon shqiptarëve, i takon popullit të marrë drejtësinë në duart e tij. Edi Rama është një Çubrilloviç, një Pashiq, është një armik i egër i qenies sonë.
Çfarë duhet të bëjë ai më shumë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve e këdo që ka bërë?

Flagranca e Edi Ramës na pret, flagranca e Edi Ramës nuk pret.

Ndaj dhe të gjithë në këmbë kundër këtij armiku, kundër këtij hajduti, kundër këtij hajduti!”, tha Berisha.

Etiketa: berishaqytetarethirrje

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
VIDEO/ “Ju e dini si rriten kecat…”, Albi e Ilnisa flasin me nënkuptime për Meritonin

VIDEO/ "Ju e dini si rriten kecat...", Albi e Ilnisa flasin me nënkuptime për Meritonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com