GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Edi’,si mashtroi berberi nga Shkodra biznesmenin Pëllumb Salillari

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Edi’,si mashtroi berberi nga Shkodra biznesmenin Pëllumb Salillari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zbulimit të skemës së mashtrimit të biznesmenit Pëllumb Salillari është zbuluar edhe mënyra sesi 3 të arrestuarit, Sherif Kadroviç, Jasmin Pepaj dhe Rezart Pepaj, arrinin të zhvasnin biznesmenë të ndryshëm përmes komunikimit në rrjetin “Signal”. Viktima perfekte për ta ishte pronari i “Salillari shpk”, Pëllumb Salillari, i cili ra pre e mashtrimit pasi 3 të arrestuarit përmes regjistrimit në rrjetin “Signal”, i shkruanin mesazhe, të cilat i shfaqeshin dërguar nga “Edi”.

Dosja

Në dosjen e publikuar nga gazetarja Klodiana Lala, shihet sesi në dëshminë e të arrestuarve, Sherif Kadroviç punonte si berber, dhe ka shkuar me Jasmin Pepajn të merrte një porosi, në momentin kur ka ndodhur arrestimi.

Dëshmia

“Sherif Kadroviçit deklaroi se punonte si berber në fshatin Shtoj i Vjetër. Ai pohoi se në datën 6 janar të këtij viti, rreth orës 10:00 e kanë marrë me numër privat një person që iu prezantua si ‘Lala’ dhe i ka thënë që të shkonte te Liqeni i Thatë në Tiranë për të marrë një porosi dhe i dërgoi një numër me sms. Pasi Kadroviç ka marr numrin në telefon dhe pasi i tha; ‘Porosia e shefit’ ai i tha ‘ok, hajde ke banesa e merri”. Më pas Sherifi thotë se ka shkuar te shtëpia e Jasmin Pepajt që e njeh prej vitesh pasi janë nga i njëjti vend dhe i tha nëse kishte mundësi që të vinte me të në Tiranë, pasi kishte për të marrë një porosi. Pasi mori Jasminin m makinën e vet, Sherifi ka shkuar te një vend që jep makina me qira në fshatin ku banon dhe me makinën me qira, janë nisur për në Shkodër. Gjatë rrugës, Sherifi merr në telefon edhe Rezart Pepajn, të cilin e ka shok prej vitesh pasi janë edhe me të nga i njëjti vend dhe i kërkoi dhe atij që të vinte në Tiranë. Rearti pranoi dhe u takuan në qytetin e Shkodrës. Pasi u bënë të tre bashkë, janë nisur në Tiranë me mjetin me qira tip “Golf’, ku Sherifi ishte shofer. Kur kanë ardhur në Tiranë, Sherifi i ka thënë Jasminit; ta jap një kafe po të shkosh ta marrësh porosinë brenda”. Jasmini pranoi dhe Sherifi i tha ta merrte në telefon atë numrin që t’i tregonte se ku do të merrte porosinë ndërsa vetë me Rezartin qëndruan në mjet, në hyrje të rrugicës ku ndodhej objekti. Aty ka ardhur policia dhe i ka arrestuar. Ndërkohë, me presonin që i është prezantuar me emrin ‘Lala’, thotë se ka folur në numrin e tij që përdorte prej vitesh, ku i kishte kërkuar që të merrte një porosi te vendi i quajtur ‘Ish Pesë Heronjtë’. Ai ka shkuar te ky vend me makinë. Aty i është afruar një person rreth 40 vjeç, me kapele, me trup të mbushur dhe i ka dhënë telefonin. Me pas ka shkuar të marr Jasminin. Sherifi në fjalë thotë se nuk e njihte këtë person dhe se nuk e kishte parë asnjëherë. Ai tha se “Lala” ka marrë edhe tre herë të tjera të tilla porosi tek i njëjti vend, dhe kjo ishte hera e katërt. Porositë kur i merrte ja merrnin persona që i dilnin përpara, në dalje të Shkodrës, Lezhë dhe një herë te ‘Ish-Pesë Heronjtë”. “kanë qenë persona të ndryshëm ata që e prisnin dhe jo i njëjti. Të katërta porositë i ka marrë po te ky vend dhe ka komunikuar me po të njëjtin numër dorëzuesi, ndërsa tha se kjo ishte hera e parë që ka qenë i shoqëruar.”, thuhet në dosje.

Operacioni

Një javë më parë, Policia arrestoi 3 të rinjtë me akuzën e mashtrimit. Ata u denoncuan nga biznesmeni Pëllumb Salillari, të cilit i kërkuan 150 mijë euro. Vetë Policia e Shtetit, në njoftimin zyrtar, raportoi se tre të prangosurit do të përfitonin shumën përmes mashtrimit. Në momentin kur ata do të merrnin paratë, janë arrestuar nga policia, pasi edhe paratë ishin me GPS.

Etiketa: Kryesore1mashtrimitPellumb Salillarisi ra pre

Lajme të lidhura

Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…
Aktualitet

“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…

12:37 - 16/05/26
Para
Plagosja në Bllok,më në fund reagon policia:Nuk e fshehëm ngjarjen

Plagosja në Bllok,më në fund reagon policia:Nuk e fshehëm ngjarjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Lexo më shumë
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

14:37 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

14:11 - 16/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com