GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

EDITORIAL/ Parti e re, 40 mijë arsye për të filluar një projekt politik

08:24 - 06/05/21
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çfarë risie sollën partitë e reja në Shqipëri? Diçka që nuk e kishim parë e dëgjuar tek PDR, tek LSI, tek G99, tek Libra, tek Aleanca Kuq e Zi? Për çfarë pra duhej t’i votonin shqiptarët më shumë se sa i votuan? Oferta e tyre ishte e thjeshtë: Jemi kundër atyre të tjerëve. Kaq. Me kaq kërkojnë të bëjnë ndryshimin e madh? Të themi atë që është, as u afruan me fuqinë e LSI dhe as me performancën e G99 apo AK.

Cila prej partive të reja, ka pasur një projekt që shkon mbi katër vjet?
Cila prej partive të reja ka tentuar të përfaqësojë një grup të caktuar?
Cila prej partive të reja, ka marrë një çështje të mprehtë dhe për dy-tre vjet, është marrë vetëm me të me specialistë, me profesionistë etj?
Cili prej drejtuesve të partive të reja nuk ka menduar vetëm për zgjedhjet e rradhës?
Cili prej drejtuesve të partive të reja, mund te thotë sot se ia kaloi në risi Edi Ramës në fushatën më të lodhur të tij nga ana e risive?

E plot të tjera. Partitë e reja që ankohen pse nuk i zgjodhi populli, nuk janë të reja, janë pjesë e shkëputur nga e vjetra, apo e konsumuar në të tjera parti të reja më parë. Libra dhe Kuq e Zi ishin madje më të zëshme, por edhe këto projekte u lanë përgjysëm dhe gjithsesi edhe drejtuesit e tyre, nuk ishin krejt të rinj.

Partia e re, që vërtetë besoj unë do të votohej nga një pjesë e mirë shqiptarësh, nuk ka projekt fitues dy vjeçar, do duhej të “shpërthente” fillimisht rrjetet sociale me idetë e reja, me mesazhet kapilare duke shfrytëzuar mediat sociale dhe jetën që është zhvendosur aty. Do duhej të dallonte mirë nga gjithçka tjetër politike. Do duhej të priste, të priste, e të priste, derisa të bëhej faktor në celular, që pastaj ata të mediave të mëdha ta ftonin të bëhej pjesë e debatit televiziv. Do duhej të gjente “nektarin” si të tërheqë bletët. Do duhej të mblidhte rreth vetes fytyra e mendje që mund të projektohen në trurin e njerëzve si elitë. Do duhej ta niste politikën nga blerja e këpucëve, jo nga ndryshimi i modelit të flokëve. Media duhet vetëm për amplifikim, nuk të krijon. Nëse je bosh, media dhe rrjetet sociale amplifikojnë boshësinë.

Nuk është faji i njerëzve. As i varfërisë, blerjes a shitjes, a tjetërsimit të votës. Është faji i ofertës jo ndryshe, jo e re, me të njëjtën aromë. Mbi të gjitha nuk duhen ankesa. Ka 40 e kusur mijë shqiptarë që nuk kanë votuar tradicionalisht. Ky është një numër fantastik për të filluar punë. Filloni.

Etiketa: EditorialPartite e vogla

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut vaksinohet sot me Sinovac

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut vaksinohet sot me Sinovac

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com