GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

EDITORIAL: Thyerja e listës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatmir Xhafa, Luçiano Boçi dhe Ornaldo Rakipi. Tre emrat që kanë marrë mbi 10 mijë vota preferenciale, duke tejkaluar pozicionin “jashtë liste” të partisë dhe siguruar vetes një vend në Kuvendin e ardhshëm. Këta janë risia e këtyre zgjedhjeve. Ndoshta edhe çudia. 10 mijë vota. Pothuaj një stadium mesatar shqiptar, i mbushur plot, që thërrasin 90 minuta për Xhafën, Boçin apo Rakipin. Ka mundësi? Fakti me katër zero pas njëshit e fshin këtë pyetje. Atëherë mbetet pyetja, si ka mundësi? Gjithmonë duke analizuar dhe deduktuar në një tokë me mina.

Përse Fatmir Xhafa, një ish ministër i PS, merr më shumë vota se një ish-kryeministër i PS, ministra aktualë, apo ish ministra? Për më tepër kur ai nuk premton dot shumë gjëra, për shkak të “majë më majës” me Ramën. Personaliteti i fortë i Xhafës nuk vihet në diskutim. Por edhe të tjerë me as gjysmën e votave të tij, kanë treguar qëndrueshmëri. Fitorja e Xhafës nuk ishte si punë milingonash, pak këtu, pak aty, por si goditje e rëndë, e dhunshme, me inat, një putër ariu. U trajtësua vetëm pak orë pas mbylljes së votimeve, me rezultatin e projektit pilot të njërës prej zonave në Tiranë. Le të hedhim fall. Pas Xhafës, dukej se kishte një makinë shirëse elektorale, që hidhte në hambarin e tij, grurë te pastër. Kush tjetër përveç Edi Ramës mund të jetë kaq i fuqishëm në Tiranë? Ka vetëm një emër, Erion Veliaj.

Çudia e dytë në Elbasan, Luçiano Boçi. Në një qytetërim normal, Boçi nuk duhet të kishte marrë asnjë votë. Kjo pas dy ngjarjeve të rënda në qytet: përleshja me grushta me një biznesmen ku i përfshirë ishte vetë Boçi dhe ngjarja tragjike me një jetë të humbur ku u përfshi krahu politik i Boçit. Teorikisht pikët për forcën politike të Boçit duhet të ishin në nivelin më të ulët, qytetarët do të dënonin dhunën dhe aq më tepër vrasjen etj, dhe normalisht emrat pas liste do të merrnin një grusht votash. Luçiano e shpërtheu teorinë. Një pedagog, i artikuluar, i qetë, përshtypja e përhershme e një njeriu të matur. Atëherë, kë kanë votuar qytetarët e Elbasanit: Boçin që u rrah me grushta me biznesmenin, apo pedagogun e qetë?! Të dyja bashkë?! Sikur gjithçka të fusim në këtë rebus, nga nderet, miqësitë, deri tek tjetërsimi i votës, sërish unë besoj nuk do të kemi një përgjigje krejt të qartë.

Çudia e fundit, Ornaldo Rakipi. Krejt i panjohur. Nëse listat do ishin të mbyllura, askush nuk do të interesohej për të. A është anëtar i PS? Pse është listuar? Cili është kontributi i tij? Dhe pastaj, nëse do kujtohemi që është djali i një ish deputeti Aqif Rakipit, atëherë duhet t’i tërheqim këto pyetje, sepse nuk i bëmë as për Anduel Xhindin, djalin e ish deputetit të ndjerë të PS, Fatmir Xhindi, e as për Rudina Hajdarin, vajzën e ish deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari. Por në ndryshim nga këta që përfituan nga lista e mbyllur, Rakipi i ri, theu listën, me vota më shumë se ministra, drejtorë, njerëz politikë e publikë prej vitesh. Si është e mundur? Duke shmangur akuzat e pabaza dhe të pafaktuara që rëndom ngrihen nga rrjeti, apo kundërshtarët, unë besoj që nga ato mijëra vota, shumë pak janë të vetë Ornaldos. Shumica pa përjashtim janë të Rakipit senior. Influencës së tij. Ato janë vota tipike të influencës. Duke parë edhe zonat se ku ka qenë e përqëndruar fushata, pra në zona kryesisht rurale, hipoteza është më pranë të vërtetës. A është e drejtë? Përderisa nuk është shkelur asnjë ligj…
Janë tre fitore risi në zgjedhjet e 25 Prillit. Sido që kanë ardhur (përjashtuar pisllëqet antiligjore) duhet të ketë qenë një punë kolosale, ndaj pa asnjë mëdyshje, suksese të treve.

Etiketa: Editorial

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Procesi drejt përfundimit, Celibashi: Komisionerët të mos e vonojnë hedhjen e të dhënave

Procesi drejt përfundimit, Celibashi: Komisionerët të mos e vonojnë hedhjen e të dhënave

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com