GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

EDITORIALI I GIJOTINËS/Ilir Daja atakon lart: S’na lanë, na vodhën!”

15:33 - 25/05/21
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
EDITORIALI I GIJOTINËS/Ilir Daja atakon lart: S’na lanë, na vodhën!”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rikthehen sërish akuzat nga kampi i Partizanit në drejtim të FSHF-së. Këtë radhë nuk vijnë nga presidenti Demi, por nga trajneri. Daja është me mundësi të vogla për titullin, por sërish nuk i del e keqja nga “Air Albania” e së premtes pasdite. “Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy herë ta humb titullin kështu në karrierë. Nëse nuk do ishte Jorgji do ishte një tjetër. Në 4 ndeshjet e fundit në 3 ndeshje na ka gjykuar Hamiti, Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra dhe me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do e kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do ishte skëterrë për mendimin tim. Kampionati të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse Jorgji do ta jepte në sekondë penalltinë, në rregull. Por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, këto janë vendime të vendosura më parë. Luftuam deri në javën e parafundit, nuk na lanë të vazhdonim luftën edhe këtë javë. Nuk na lanë deri tani, s’kanë si do na lënë për ndeshjen e fundit”,- theksoi Ilir Daja ndër të tjerash sot, duke bërë kafshimin e parë të drejtpërdrejtë për heqjen e titullit nga ata, dmth nga FSHF. Daja vijon të mbetet i dërrmuar moralisht, nuk e ka me Vllazninë, por me institucionin. Godet shumë lart, dhe atakon FSHF që i kanë hequr titullin. Madje, mendon se edhe nëse do fitonin me Vllazninë, në Ballsh do të ishte shfaqja e radhës. Murit me kokë nuk mund t’i bjerë më, në një kohë që ajo që ka mbetur për të është vetëm akuza: E drejtpërdrejtë për institucionin, që sipas tij ka orientuar garën këtë sezon. Nuk artikulon emër, por lë të kuptojë mes rreshtash. Trajneri i të kuqve, i cili për herë të dytë përballet me Jorgjin mendon e beson se edhe në Ballsh nuk do e linin nëse do ishte në krye. Ai ka bindjen e tij që kampionati këtë vit u orientua në momentin e fundit. Nuk e artikulon tamam kështu, por e lë të kuptojë, nga esenca e asaj që thotë. Dajës ende nuk i ka dalë e keqja nga vendimi i Jorgjit që në fakt bëri lëmshin e madh, madje edhe një zemëratë të mundshme të FSHF-së. Akordimi direkt i penalltisë do të shuante çdo hamendësim, teksa tashmë nervi nuk ulet. Janë djegur mbi 2 mln euro vetëm nga ajo penallti, teksa institucioni ka nisur hetim për deklaratat e dy futbollistëve për akuzat ndaj gjyqtarit. Presidenti dhe klubi po mbyllin dosjen për Prokurori për Jorgjin, kanë absorbuar tashmë dhe po ecin përpara. A do ia falin Jorgjit këtë? Asnjëherë. Dhe Jorgji e di këtë…

Lajme të lidhura

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt
Aktualitet

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt

16:59 - 26/12/25
Uncategorized

Ndryshojnë temperaturat, fundviti do jetë i ftohtë

14:28 - 26/12/25
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25
Para
Dibër/ Makina përplas fëmijën e mitur

Dibër/ Makina përplas fëmijën e mitur

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com