GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Edlira Bode blen 4.2 MLN euro pajisje ortopedie, kontrata për firmën që e krijoi Vilma Nushi

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Edlira Bode blen 4.2 MLN euro pajisje ortopedie, kontrata për firmën që e krijoi Vilma Nushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që kur është emëruar në krye ish-deputetja Edlira Bode, në Spitalin Universitar të Traumës u rritën shpërdorimet financiare dhe keqmenaxhimi i institucionit. Dora e saj duket sidomos në firmosjen e tenderave abuzivë.

Këtë herë është hapur një tender me objekt ‘Blerje materiale konsumi (implante ortopedike) për Shërbimin e ortopedisë në SUT- Marrëveshje Kuadër me disa Operatorë Ekonomikë ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara, për një periudhë 24 mujore nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër’. Për ta sqaruar më thjeshtë, do të blihen pajisje që përdoren nga mjetet ortopedë, si ato në foton më poshtë.

Dhe sipas përllogaritjeve të komisionit që ka emëruar Bode për tenderin, këto implante do të kushtojnë 4.2 milionë euro. Po e marrim si të mirëqenë se kjo është kosto reale, por Bode të paktën të lejonte garën e kompanive për fondin e madh të marrë nga buxheti i shtetit.

Në dokumentet që zotërojmë, shohim se janë dorëzuar 4 oferta për të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi, e cila u hap me 25 qershor 2024 dhe u mbyll me 25 korrik 2024.

“INCOMED” Shpk  kishte ofertën më ekonomike me vlerë 3.8 milionë euro. Bode që me sa duket e ka paracaktuar fituesin nuk e rrëzon këtë ofertë, që është 700 mijë euro më e lirë se fondi limit, pa përfshitë TVSH-në.

Argumenti i komisionit është se kompania nuk ka dorëzuar dokumentet që tregojnë se ka kryer më parë shërbim të ngjashëm, si dhe nëse ka apo jo kapacitet të mjaftueshëm.

Tashmë ne e theksojmë shpesh herë se ligji për këto raste kërkon që operatorët të vihen në dijeni për këto mungesa. Në këtë pikë Spitali bënë manovrën më të dëmshme duke  përjashtuar nga gara ofertën më ekonomike. Pa e zgjatur më shumë, komisioni e ka skualifikuar firmën që prishte marrëveshjen e e heshtur mes kompanive në këtë tender. Tri ofertat e tjera janë shpallur fituese për të ndarë këtë fond për furnizimin e SUT.  Kontrata është mbajtur larg syve të publikut deri më datë 12 gusht 2024, ndërsa vulosja e saj është bërë më datë 22 gusht 2024.

Vonesa është shkaktuar nga një denoncim për këtë prokurim KPP. Pavarësisht ankesës për të cilën nuk jepet asnjë detaj, në vendimin e publikuar më datë 22 gusht 2024, Bode përcakton se vazhdojnë të mbeten fituese tre firmat OE “LAYO” Shpk, OE “T R I M E D” Shpk dhe OE  “OrthoNet 360” Shpk, të cilat kishin të njëjtën vlerë oferte 4 milionë euro.

“TRIMED” është kompani e krijuar nga Vilma Nushi, koncesionares së “Check up”, për marrë të tillë tendera dhe më pas ka ndërruar pronar, të paktën me letra. Ndërsa “LAYO” shpk dhe “OrthoNet 360” Shpk kanë hyrë në këtë tender me të njëjtin çmim me ish-firmën e Vilma Nushit, sepse vazhdimisht paraqiten në tendera ose të koordinuara në marrëveshje ose si bashkim operatorësh.

Sigurisht edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një kontratë të dhënë pa garë, pasi nga katër firma njëra u skualifikua në fazën e parë dhe mes tri të tjerave nuk pati asnjë lloj konkurrence.

Në asnjë pikë të dokumentit nuk shpjegohet se si do të ndahet fondi limit mes këtyre kompanive, pasi te tria ato kanë ardhur më kërkesën 4 milionë euro që të furnizojnë spitalin me pajisjet e kërkuara. Sipas ligjit, marrëveshjet kuadër duhen ndarë në lote qysh në shpalljen e tenderit.

Këto janë detaje shumë të rëndësishme që duheshin parashtruar në kontratë, por është e kuptueshme përse shmangen rregullat e prokurimit.

Ndërkohë, portali monitorues Open Data Albania i ka vendosur ‘Flamur të kuq’ tenderit për mungesë konkurrence. Kjo është shenja e përdorur për riskun e korrupsionit.

 

Çfarë zbuloi KLSH

Në këtë rast ne vlen të kujtojmë se drejtoresha Bode, edhe pse ka 3 vjet që drejton Spitalin Universitar të Traumës, u kujtua për mjetet e ortopedisë që njerëzit vazhdojnë i blejnë tek privati. Këtë kërkesë e shtroi edhe  Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport disa javë më parë.

KLSH ka rekomanduar që SUT të marrë masa që materialet ortopedike që vendosen tek pacienti, të përputhen me materialet ortopedike sipas nr.serial (lotëve) që pasqyrohen në kartelën elektronike të pacientit.

Gjithashtu nga drejtoria e Spitalit, të analizohen dhe të nxirren përgjegjësitë për mos dokumentimin në regjistrat e mbajtur të materialeve ortopedike të përdorura gjatë operacioneve, pasi për vitin 2021 nga ana e bllokut operator qendror, nuk janë dokumentuar 667 operacione dhe 811 për vitin 2022.

Megjithëse janë rritur dhe kostot, KLSH ka theksuar faktin se ka mungesë barnash dhe mjetesh si dhe mungesë stafi, gjë e cila ndikon në shërbimin ndaj pacientëve.

Mungesa e medikamenteve theksohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila deklaron se Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e lartë të shpenzimeve, që qytetarët mbulojnë nga buxheti personal.

KLSH ka kërkuar edhe shkarkimin e drejtoreshës së spitalit pasi akuzohet se ka kryer të paktën 10 shkelje në zbatimin e kontratës koncesionare me privatin dhe i shkaktuar buxhetit të shtetit rreth 23 milionë lekë dëme.

Paradoksi në këtë rast është që Bode vazhdon me tenderët abuzues edhe askush nuk ka reaguar pavarësisht denoncimit të KLSH dhe raportimit në media.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimDenoncimEdlira BodeKLSHtenderTrauma

Lajme të lidhura

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit
Breaking Views

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

20:25 - 11/05/26
Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!
Breaking Views

Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!

16:00 - 10/05/26
Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë
Breaking Views

Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë

18:41 - 08/05/26
Para
“EURO 2025”, trajneri Bushi: Ndeshja me Zvicrën është si një finale për ne

“EURO 2025”, trajneri Bushi: Ndeshja me Zvicrën është si një finale për ne

Discussion about this post

TË FUNDIT

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë

09:49 - 12/05/26

Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë. Sipas informacioneve, analizat kanë treguar...

Lexo më shumë
Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com