GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Edmond Spaho: Po e rrënoni bujqësinë, në janar rritet çmimi i qumështit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edmond Spaho: Po e rrënoni bujqësinë, në janar rritet çmimi i qumështit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka komentuar sot në Kuvend propozimin e qeverisë për të hapur Akademinë e Barinjve. Sipas Spahos, nuk është problemi tek mungesa e barinjve që sektori nuk ecën, por tek organizmi dhe mbështetja.  Sipas Spahos, grumbulluesve të qumështit u leverdis më mirë ta marrin qumështin nga Serbia, pasi madje u biem më lirë se nga blegtorët shqiptarë.  Çka do të sjellë falimentim të  prodhuesve shqiptar.

“Edhe themi që do krijojmë akademinë e barinjve, çobanëve. Por problemi i parë nuk është çobani, problemi i parë është të kemi numër krerësh, të kemi dele dhe lopë, e këto po vijnë e po vijnë duke u pakësuar nuk po i mban më njeri, ka rënë çmimi i qumështit, nuk është më efektiv, më shtrenjtë i bie uji se sa qumështi. 320 lekë niset qumështi nga Serbia, 350 lekë i shkon këtu në Shqipëri.

Blegtorëve tanë i mblidhet në rastin më të mirë me 420 lekë. Po mirë ky grumbulluesi pse duhet të shkojë te blegtori shqiptar, e merr në Serbi ai. E sjell këtu me 350 lekë e na rrofshin ne ato parullat do zhvillojmë blegtorinë do rrisim numrin e krerëve etj. Ore kjo është ekonomi tregu po nuk e more ne mbrojtje që ti vësh taksa prodhimit atje kur hyn do rrënosh prodhimin tënd”, tha ai.

Ndër të  tjera, Spaho shprehu shqetësimin, po ashtu për rritjen e çmimit të qumështit pas 1 janarit të vitit 2022. Sipas tij, është e gabuar që qeveria nuk mendon për kostot e tjera që janë fermerët, që rrjedhimisht do të reflektohen në çmimet e produkteve për qytetarët.

“Kjo masa, ulja e TVSH 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjnë tani do rrisë edhe çmimin në treg Kur aplikuam me 6% e rriti nga 130 në 150 lt e qumështit që shitet në treg, këtu do e rrisë edhe pas 1 janarit kur të aplikohet kjo masë. Dhe veç kësaj shikoni dhe kosto të tjera që kanë blegtorët që ne s’na bien ndërmend’, tha Spaho, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos merren me dokrra të tilla.

Etiketa: bujqesiEdmond SpahoPD

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Enkeleda Kapedani kalon vettingun, jep shpjegime për lirimin e Viktor Ymerit

Enkeleda Kapedani kalon vettingun, jep shpjegime për lirimin e Viktor Ymerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com