GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Edona Bilali i jep 100 mln lekë kuzhinierit të Ilir Beqajt

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Edona Bilali i jep 100 mln lekë kuzhinierit të Ilir Beqajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekti i Rilindjes… një grup i ngushtë njerëzish me interesa të njëjta partiake, të lidhur nga motive të ndërsjellta që konsistojnë në bërjen e ndereve kundrejt njëri-tjetrit kryesisht monetare, por vetëm me paratë e popullit.

Ministria e Sipërmarrjes e drejtuar nga Edona Bilali ka nisur të shpërndajë taksat e qytetarëve për ato që i quan start-upe, për sipërmarrësit e rinj pavarësisht se këta persona mund të quhen me plot gojën biznesmenë pasi kanë në pronësi disa biznese.

Një prej emrave që ra më shumë në sy në listën e granteve financiare me vlerë 100 MLN Lekë është një kuzhinier i quajtur Bleri Dervishi.

Biznesmeni ka një restorant tejet të frekuentuar pastash tek Liqeni i Thatë ku rezulton bashkëpronar. Ai e ka marrë grantin prej 100 MLN Lekësh si subjekt fizik me objekt veprimtarie: “Konsulencë për restorante, konsulencë në fushën e turizmit, projekte gastronomie dhe turizëm kulturor.”

Dervishi ka lidhje të forta me Rilindjen pasi është kuzhinier edhe në resorantin e Ilir Beqajt tek Kalaja e Tiranës i quajtur “Gzona”, për të cilin thotë se është bashkë-themelues, por në QKB emri i tij si zotërues i restorantit të Beqajt nuk figuron gjëkundi. Dervishi ka punuar po ashtu kuzhinier edhe tek Rozafa e Gjergj Lucës dhe është admirues i flaktë i Erion Veliajt e Edi Ramës.

Ministrja e Sipërmarrjes duket se nuk e bën dot dallimin mes sipërmarrësve dhe biznesmenëve, por një gjë është e sigurt, motivi i fortë për t’i dhënë kuzhinierit me biznes privat 100 MLN Lekë ka lobuar fort shefi Ilir Beqaj.

Skemë e vjetër e Rilindjes kamuflimi i parave të popullit në emër të kuzhinierëve. Rikujtojmë këtu Alfio Rrotanin me Tan Agollin, i cili u dërgua në SPAK për dhënien e një tenderi të majmë, pas denoncimit të JOQ ALBANIA./joq

Etiketa: kryesore2kuzhinierRilindjatender

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Përfshihet nga flakët banesa në Himarë, dyshimet e para

Parandalohet vrasja, 34-vjeçari niset nga Tepelena për të ekzekutuar ish-bashkëshorten në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com