GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Efektivët po largohen”, Policia e Shtetit mohon akuzat: Nuk është e vërtetë, pagat janë rritur

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Efektivët po largohen”, Policia e Shtetit mohon akuzat: Nuk është e vërtetë, pagat janë rritur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit mohon akuzat e bëra nga një ish-efektiv, i cili tha se çdo ditë largohen 6 apo 7 policë nga strukturat e shtetit.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar, PSH deklaron se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Sipas këtij institucioni, në struktura po ndiqet rinovimi i moshës së punonjësve të policisë dhe në këtë kuadër vit pas viti në Akademinë e Sigurisë, kryejnë Kolegjin e Policisë 250 kursantë të cilët pas kryerjes së teorisë dhe praktikës në terren, e më pas emërohen në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në të gjithë vendin. Në njoftim theksohet gjithashtu se pagat janë rritur dhe se dietat e orët shtesë u paguhen rregullisht.

Sqarim i Policisë së Shtetit: 

Mbi lajmin e bërë publik në një nga televizionet kombëtare ku pretendohet se nga radhët e Policisë së Shtetit, kërkojnë të largohen çdo ditë 5 deri në 7 punonjës Policie të nivelit zbatues dhe se numri i punonjësve të Policisë së Shtetit është reduktuar për këtë shkak, sqarojmë opinonin publik se: Nuk është aspak e vërtetë që gjatë muajve te fundit janë larguar 600 punonjës policie. Policia e Shtetit, ndjek një politikë rinovimi të moshës së punonjësve të policisë dhe në këtë kuadër vit pas viti në Akademinë e Sigurisë, kryejnë Kolegjin e Policisë 250 kursantë të cilët pas kryerjes së teorisë dhe praktikës në terren, emërohen në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në të gjithë vendin.

Me vendimin e fundit të qeverisë i cili ka hyrë në fuqi më 1 Tetor 2022, punonjësve të Policisë të nivelit bazë iu është rritur paga me 15%, ku të gjithë punonjësit e nivelit zbatues, efektet financiare i kanë përfituar menjëherë. Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin punës së Policisë së Shtetit të kërkojë të dhëna zyrtare pranë strukturave përkatëse në Policinë e Shtetit, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik. Gjithashtu sqarojmë opinonin publik se orët shtesë dhe dietat paguhen rregullisht sipas afateve që parashikon ligji dhe puna e Policisë së Shtetit matet dhe bazohet në statistika të cilat janë ligjore dhe aspak fiktive. Sigurojmë qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar paligjshmëritë, krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kaudër, fton sërisht ata që të mbështesin akoma më shumë Policinë e cila punon e sakrifikon përditë për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për qytetarët.

Ky reagim vjen pas një interviste të një ish-efektivi policie. Klodian Xhaferri i cili tha se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Fillimisht dorëheqjet masive të efektivëve për shkak të kushteve të punës u denoncuan nga gazetari Artan Hoxha dhe u përforcuan nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë kryeministri Edi Rama, e ciloi një ‘gënjeshtër të ligë’.

Etiketa: akuzaefektivePolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Para
Pamjet e rënda/ Tragjedia në Korenë e Jugut, njerëzit vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Pamjet e rënda/ Tragjedia në Korenë e Jugut, njerëzit vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com