GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përballja në Kupën e Botës mes Egjiptit dhe Iranit u mbyll në barazim 1-1, duke privuar iranianët nga një fitore që do të ishte historike.

Egjipti kishte siguruar kalimin në raundin e 32 më të mirave përpara ndeshjes, por humbi mundësinë për të marrë kreun e Grupit G dhe u mjaftua me vendin e dytë.

Ndërkohë, kombëtarja e Iranit tani shpreson te kualifikimi si një nga vendet e treta më të mira.

Ndeshja nisi me ritëm mjaft të lartë ku “Faraonët” gjeti avantazhin që në minutën e pestë me anë të Mahmoud Saber, goditja e të cilit kaloi mes këmbëve të portierit Alireza Beiranvand.

Irani pati një shans të artë për të barazuar kur Mohamed Abdelmonem shkaktoi penallti ndaj Mehdi Taremi, por portieri egjiptian Mostafa Shobeir bëri një pritje të shkëlqyer duke ndalur goditjen e ish-sulmuesit të Interit.

Megjithatë, në minutën e 14-të, Ramin Rezaeian barazoi shifrat nga një kënd mjaft i ngushtë, duke shënuar golin e tij të dytë në këtë turne.

Pjesa e dytë solli një lajm shumë të keq për “Faraonët”. Pa u mbushur ende një orë lojë, ylli i skuadrës Mohamed Salah u detyrua të linte fushën e lojës për shkak të një dëmtimi të dukshëm. Pa praninë e Salah në fushë, Egjiptit i mungoi kreativiteti dhe vuajti jashtë mase për të krijuar raste rreziku.

Fundi i takimit ishte një makth i vërtetë për Egjiptin dhe një dramë për Iranin. Në minutat shtesë, Shoja Khalilzadeh tundi rrjetën për Iranin pas një goditjeje dënimi që shkaktoi kaos në zonë, por festa e çmendur e iranianëve u ndërpre pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Sikur të mos mjaftonte kjo, pak sekonda më vonë, Saeid Ezatolahi goditi shtyllën, duke bërë që Egjipti të shpëtonte mrekullisht.

Tashmë, Egjipti e mbyll në vendin e dytë dhe do të përballet me Australinë në raundin e 1/16-ave. Në krahun tjetër, skuadra e Amir Ghalenoei fillon një pritje plot ankth për të parë nëse do të sigurojë kalimin e parë historik në fazën me eliminim direkt.

(KLIKO: EGJIPT – IRAN)

 

Etiketa: egjiptiIran

Lajme të lidhura

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran
Sport

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia
Sport

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Para
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com