GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egnatia përballë Tiranës, flet trajneri Dede: Nuk është vetëm një ndeshje

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Egnatia përballë Tiranës, flet trajneri Dede: Nuk është vetëm një ndeshje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të sfidës për sezonin e ri futbollistik në “Abissnet Superiore” përball Tiranës ka folur trajneri i kampionëve në fuqi, Nevil Dede. Ai ka folur rreth objektivave dhe pritshmërive për sezonin e ri. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” duke filluar nga ora 21:00.

“Mendoj që gjendja e lojtarëve tanë sidomos ajo psikologjike është e mirë, kam kuptuar që realisht në arenën e të mëdhenjve ne u ballafaquam denjësisht, meritonim më shumë, por nuk ja dolëm dot, gjithsesi kemi një ndeshje tjetër. Le të kthehemi tek kampionati, gjendja fizike dhe shëndetësore por sidomos psikologjike dhe harmonia në grup është maksimale dhe kjo më gëzon si fakt.

Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Bakayoko i cili do kohën e tij të rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale e cila doli me sukses dhe i uroj shërim të shpejtë dhe Aime për një trajtim që ta kemi sa më shpejt që të jetë e mundur pranë skuadrës.

Unë mendoj që ky sezon i ri na gjen në një gjendje të mirë e gjithë skuadra dhe mbështetja e klubit ka qenë maksimale dhe besojmë që jemi gati për t’u përballur me kundërshtarin e radhës që kemi në hapje të kampionatit.

Ka shumë element që ndikojnë në përgatitjen e kësaj ndeshje, mbi të gjitha është ditët e pakta që kemi në gjendje dhe besoj që edhe lojtarët kanë nevojë për rikuperim por edhe për të pushuar. Por në fund fare besoj që edhe një periudhë e gjatë ku ne kemi filluar dhe po luajmë rregullisht në kompeticionet europiane.

Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar dhe këtë duhet ta dinë mirë të gjithë. Besoj që është një përballje e bukur ajo me Tiranën, çdo kush do të kishte dëshirë të ishte pjesë jo vetëm për ta luajtur por edhe për ta përjetuar këtë përballje. Egnatia-Tirana nuk është vetëm një ndeshje, por një vitrinë luksi për Abissnet Superioren.

Jam i bindur apo i lumtur më mirë do të thoja me këtë grup djemsh, me këta futbollist, ata nuk kursehen në stërvitje jo më në një ndeshje kampionati prap nuk bënë ndonjë diferencë të madhe dhe nuk më sjell mua lodhje apo kokëçarje për tu fokusuar tek impenjimi, motivimi. Unë mendoj që djemtë janë gati për përballjen hapëse të sezonit dhe mos harrojmë që ne tani duhet të jemi në fokus në çdo moment”, u shpreh trajneri Nevil Dede.

 

Etiketa: dinamoegnatia

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas

Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26

Komisioni Evropian ka reaguar pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për marrjen e masave ndaj personave të përfshirë në protesta...

Lexo më shumë
Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

20:15 - 23/10/26
Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26
Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

19:01 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com