GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egnatia, kualifikimi në “Loro Boriçi” një “provë force”! Shumë personalitet për “Final Four”

18:14 - 25/04/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Egnatia, kualifikimi në “Loro Boriçi” një “provë force”! Shumë personalitet për “Final Four”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konsiderojeni një provë force. Egnatia ka dhënë shumë të tilla, por ky kualifikim në Loro Boriçi përballë Vllaznisë është një tjetër konfirmim i rëndësishëm. Në kualitet, cilësi loje, por mbi të gjitha në personalitet. Nëse për sa i përket organikës e rrjedhshmërisë së organizimit të aksioneve vështirë që dikush të ketë patur ndonjë dyshim, skepticizmi i vetëm që mbetet vetëm pak metra nga finishi historik është ai në lidhje me aftësinë e skuadrës për të përballuar presionin në ndeshjet teke.

Si shumatore e një kampionati normal Egnatia padyshim e ka fituar kampionatin e saj, 8 pikë diferencë ndaj ndjekësve më të afërt, si për koincidencë sërish Vllaznisë në kampionat, aty ku kanë edhe golavarazhin më të mirë, por ky është një sezon që varet nga Final Four, me 3 ndeshje finale në Air Albania që vendosin gjithçka, e po ashtu një Finale kupe, dhe ku Egnatia, përfaqësuesja ekselente e një qyteti të vogël, vështirë se do të mund të ketë avantazhin e tifozerisë më të madhe në numër.

Veç të tjerash ndeshjet që djegin më shumë në këtë sezon, janë padyshim disfata 0-5 me Tiranën në fundin e dhjetorit të kaluar, si dhe Superkupa e humbur ndaj Partizanit në Air Albania pak ditë para asaj sfide. Ndaj Vllaznisë skuadra rrogozhinase demonstroi se janë leksione që i ka përvetësuar dhe mbi të gjitha është rritur si duhet për këtë fazë finale.

Nuk është e lehtë të përballosh presionin në “Loro Boriçi”, edhe pse numri i tifozëve kuqeblu nuk ishte ekzaltues, dhe për më tepër, të marrësh edhe frenat e lojës në dorë me qarkullimin e topit, dhe duke patur në krahun tënd iniciativën. Diçka që skuadra e Edlir Tetovës e bëri, duke treguar se ka dhe personalitetin e duhur për një Final Four. Një sprint i fundit për tu provuar të gjithë skeptikëve se “Kampion nuk lind, por bëhesh”!

Lajme të lidhura

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Para
Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i...

Lexo më shumë
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com