GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Einxhel Shkira futet në “BBV” për Donald Veshajn, detaje nga konflikti me Bora Zemanin

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Einxhel Shkira futet në “BBV” për Donald Veshajn, detaje nga konflikti me Bora Zemanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Herë tjetër do t’ia fusësh ti Borës, po do t’ia fusësh vërtet, e ke obligative”, ishte porosia që vëllai binjak, Romeo, i dha Donald Veshajt, kur ajo ndërhyri me xhelozi në afrimitetin e tij me Einxhel Shkirën.

Gjithçka ndodhi kur Einxhel iu bashkua binjakëve në programin e tyre, duke zëvendësuar Bora Zemanin, pas largimit të saj për shkak se mori përsipër drejtimin e programit “Për’puthen”.

E duke qenë se kishin filluar thashethemet se Donaldi po afrohej pak më shumë se duhet me Einxhel, Bora i kërkoi atij ta ftonte në emision ku të inskenonin një sherr për arsye xhelozie. Por në fund të numrit, Bora dhe Einxhel thanë se ishin shoqe, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe papritur Einxhel njoftoi se u kishte thënë “lamtumirë” binjakëve, për arsye që preferoi t’í mbante sekret. 

Por në punën vetëm disa javore të Einxhel me Donaldin, natyrisht që kishte një prapaskenë konflikti dhe xhelozie, që u bë shkak për largimin e saj nga puna dhe më pas për situatat e xhelozisë mes Donaldit dhe Borës shkruan Panorama.

E disa ditë pasi Veshaj ka pranuar se ende e do moderatoren Bora Zemanin, të cilën e ka konsideruar si “femrën që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”, dhe pasi ata shkëmbyen një puthje në buzë kur Bora hyri në “BBV”, ja ku shfaqet sërish në skenë Einxhel. E larguar në Afrikë ku tha se kishte nisur një jetë të re, ajo papritur rikthehet, hyn në “Big Brother” dhe i afrohet direkt Donaldit, ish-kolegut të saj.

Po ç’do të ndodhë mes tyre pasi ai i ka premtuar Zemanit se do të hyjë vetëm dhe do të dalë po vetëm nga ky reality show? Së pari tregojmë se cila është lëvizja e parë e Einxhelit pas hyrjes në shtëpi, duke qenë se realisht ka hyrë për të trazuar ujërat.

Para pak netësh, vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP” vendosën që të organizonin një festë, e cila do të përfshinte ushqime, pije dhe lojëra të ndryshme. Si pjesë të argëtimit, ato zgjodhën të luanin me dënime.

Djemtë e njohur përgatitën ambientin jashtë në oborr për të luajtur, duke krijuar dy zona: atë të vajzave dhe atë të djemve. Ata ishin ulur përballë njëri-tjetrit dhe nisën të jepnin dënimet me radhë. Arjola Demiri vendosi që t’i japë Einxhel Shkirës një dënim të sikletshëm. Aktorja i kërkoi moderatores që të shkonte te Donaldi dhe t’i përshpërisë një frazë. Shkira pranoi menjëherë që ta realizonte dënimin dhe u çua të shkonte drejt aktorit të humorit.
Pasi u ul në gjunjë, i pëshpëriti në vesh fjalinë: “Je shumë seksi”. Kur djemtë e tjerë e pyetën se cili ishte dënimi, aktori u tha fjalinë dhe bëri një mimikë, që e dekonspironte situatën mes tyre.
Moderatorja Einxhel Shkira hyri në “BBVip” bashkë me Beatrix Ramosajn dhe Sara Berishën. Teksa po bisedonte me Kledin në oborr pas përfundimit të spektaklit, Shkira tha se ka lënë Afrikën për të ardhur në “Big Brother VIP” dhe komentuesit kanë shkruar se arsyeja e hyrjes është pikërisht Donaldi.

Etiketa: Big Brother Vipkonflikti

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Ndeshja me Atalantën, Sarri zbret në formacion vetëm një shqiptar

Ndeshja me Atalantën, Sarri zbret në formacion vetëm një shqiptar

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

Dashi Mundësia e përkeqësimit të gjendjes suaj sa vjen dhe bëhet më e fortë. Pavarësisht nga rrethanat e përgjithshme të...

Lexo më shumë
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 12 Nëntor 2026

07:28 - 12/11/26
Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com