GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Ekipi i ri! Basha u jep pushtet grave, zgjedh 4 nënkryetarë, zbulon aksionin politik: Ndryshime kushtetuese e reformim rrënjësor

07:26 - 31/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekipi i ri! Basha u jep pushtet grave, zgjedh 4 nënkryetarë, zbulon aksionin politik: Ndryshime kushtetuese e reformim rrënjësor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë zgjedhur skuadrën e re me të cilën do të përfaqësohen në legjislacionin e ri. I besuari i kryedemokratit Lulzim Basha për fushatën zgjedhore, Alfred Rushaj ka marrë postin e kryetarit të grupit parlamentae në PD. Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj dhe 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma do të jenë katër nënkryetarët e Partisë Demokratike, duke u dhënë kështu më shumë pushtet grave.

Jorida Tabaku do të jetë nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë ndërsa Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit. Gazment Bardhi do të mbajë sërish postin që kishte, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Vendin e Bujar Nishanit e ka zënë tashmë Edi Paloka, i cili është zgjedhur Kryetari i Këshillit Kombëtar.

Basha ka zbuluar dhe aksionin e parë politik në legjislacionin e parë të Kuvendit, ndryshimet Kushtetuese. Kryedemokrati tha më tej se PD-ja ka nisur reformimin e brendshëm në funksion të betejës kundër qeverisë, gjë që e konsideron një regjim të korruptuar. Duke iu përgjigjur tërthorazi të larguarve, Basha ka kërkuar që të gjithë pjesëtarët e selisë blu të mbajnë kokën lart. 

SKUADRA E RE E PARTISË DEMOKRATIKE:

Nënkryetarë të Partisë Demorkatike: Alfred Rrushaj; Enkelejd Alibeaj; Jorida Tabaku; Grida Duma

Sekretar i Përgjithshëm: Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar: Alfred Rrushaj

Nënkryetarë të grupit parlamentar të PD-së: Ervin Salianji; Luçiano Boçi

Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së: Edi Paloka

Kryetar i Komisionit Zgjedhor: Jemin Gjana

Sekretari i Grupit Parlamentar: Arbi Agalliu

Kryetar i Komisionit Të Apelimit, Integritetit Dhe Etikës; Flutura Açka

Partia Demokratike ka përzgjedhur tetë emra për t’ju besuar postet në Komisione. Prurja e re e selisë blu, Agron Gjekmarkaj është pozicionuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Jorida Tabaku është vendosur të përfaqësojë PD-në në Komisionin për Integrimin Europian, kurse Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të ketë Albana Vokshin. Në Komisionet e tjera do të jenë edhe Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Helidon Bushati e Tomorr Alizoti. Flamur Nokës i është besuar Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

Lista e plotë:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku 

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj  

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi  

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi 

Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka 

Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

Emrat e 11 sekretariateve:

Sekretar Për Çështjet Ligjore Dhe Zgjedhore- Ivi Kaso

Sekretar Për Emigracionin Dhe Diasporën —Belind Këlliçi

Sekretar Për Klimën E Biznesit – Flamur Hoxha

Sekretar Organizativ — Ervin Minarolli

Sekretar Për Organizimin Dixhital – Endri Hasa

Sekretar Burimeve Njerëzore— Arta Sakja

Sekretar Për Organizatat Partnere – Orjela Nebiaj

Sekretar Për Pronarët Dhe Çështjen E Pronave- Ledina Mandia

Sekretare Për Të Përndjekurit Politik- Jonila Godole

Sekretar Për Marrëdhëniet Me Publikun – Greta Bardeli

Sekretar i Koordinimit Elektoral – Taulant Zeneli

Lajme të lidhura

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Para
Plagosi me sende të forta 51-vjeçarin në Sarandë, kapet autori i dyshuar

Shkrumbohet gjatë natës lokali në Shëngjin, shkak pajisjet frigoriferike

TË FUNDIT

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare nga Korçë, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa...

Lexo më shumë
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com