GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Eko-Parku në Durrës, Bylykbashi: Projekt korruptive që…

11:57 - 15/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Eko-Parku në Durrës, Bylykbashi: Projekt korruptive që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Rithemelimit Oerd Bykykbashi, ka bërë me dije se sot do të dorzohet në SPAK një padi në lidhje me Eko-Parku-n në qytetin e Durrësit.
Ai e quajti aferën prej 12.5 mln euro të këtij Eko-Parku, një “bijë” të megaskandalit të inceneratorëve.
Deklarata e plotë:
Eko-Parku është një projekt korruptiv në qytetin e Durrësit, që mjafton që SPAK pa vonesë të ndërhyjë dhe të vërë para drejtësisë nivelet më të larta duke shkuar deri te Edi Rama.
Ky është një skandal, që është bijë e mega-skandalit korruptiv të inceneratorit.
Është i lidhur drejtpërdrejtë me të në të gjitha aspektet. Jo vetëm në interesat korruptive, jo vetëm për faktin që e gjitha është konceptuar në lidhje organike me skandalin e inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston. Pra mbetjet e Durrësit, ajo plagë e madhe mjedisore, sipas këtij projekti, do dërgoheshin në mënyrë korruptive në një incenerator që nuk ekziston.
E gjitha kjo e arkitektuar në një mendje diabolike korruptive në majat më të larta, që inicion te kryeministri dhe ekzekutohet më pas nga mekanizmat në vartësi të tij, për të çuar para te të njëjtat persona që janë nën hetim sot për aferën e inceneratorit.
Emri që del fare qartë është ai i Klodian Zotos. Pra e gjitha në të njëjtin koncept.
Që të arrihet në këtë aferë korruptive, duhet patjetër të ekzistojë jo vetëm një qëllim i strukturuar nga Edi Rama për të zhvatur paranë publike.
Këto para përfundojnë në xhepat e Edi Ramës, ministrave, drejtorëve të tij dhe ortakëve në biznes të tij, por edhe duhet të krijohet një ndjesi mosndëshkimi. I vetmi që mund ta krijonte këtë ishte Edi Rama.
Ne sot do ju prezantojmë me faktin që PD, përveçse do dëshmojë me fakte të pakontestueshme këtë aferë, ne kemi bërë gati kallëizmin penal që do depozitohet në SPAK po sot për këtë aferë.
Ky është një simbol tjetër i politikës së hienave, ku grabisin paratë në ditën për diell pa pyetur fare, aq më keq duke shfrytëzuar situata të vështira, aq më tepër tragjedi.
Jo vetëm Edi Rama nëpërmjet mekanizmave të tij, krijoi atë që ju e dini, u përpoq të krijonte emergjencat mjedisore për të justifikuar kryerjen e veprimeve korruptive.
Por ai shfrytëzoi gjithashtu tragjedinë e tërmetit, kohë kur zhvillohet kjo aferë korruptive.
Edi Rama kishte kohën të mendonte, kthjelltësinë të mendonte dhe ekzekutonte këtë aferë korruptive.
Eko-Parku është një projekt që bëri të pamundur zhvillimin e ndonjë projekti për trajtimin e mbetjeve urbane në Durrës që do ishte më i lirë, me më pak dëm për xhepat e qytetarëve dhe ambientin, dhe në çdo rast do të ishte i vërtetë.
Bashkia e Durrësit nuk kishte para t’i transportonte as në zona brenda bashkisë, por më pas u gjetën paratë për t’i transportuar mbetjet e qytetit të Durrësit në inceneratorin inekzistent të Tiranës.
Durrsakët paguajnë më shumë se banorët e Tiranës për këtë operacion. Jo vetëm të njëjtën tarifë, por edhe kanë shtesë edhe koston e transportit.
Të gjitha këto, mbasi krijuan bindjen se ishte e domosdoshme për ta bërë këtë, u vunë në dispozicion 19 milionë euro. U prish e gjithë procedura e tenderimit për t’u bërë një negocim pa shpallje dhe për ta marrë përsëri Klodian Zoto, nëpërmjet një kompanie të ngritur përmes shoferit të tij.
Nga 19 milionë euro që u tenderuan, u nënkontraktua më pas për 6.5 milionë euro. Pra, rreth 12.5 milionë euro shkuan në xhepat e atyre që arkitektuan këtë aferë korruptive.
Si në shumë aspekte të tjera, Edi Rama është kujdesur që përmes kësaj afere t’i mbyllë gojën edhe kundërshtarëve të tij politikë.
Kjo aferë provon vetëm një gjë: mekanizmin gjigant me të cilin zhvaten paratë e shqiptarëve duke kryer vepra korruptive me ndjesinë e pandëshkueshmërisë. Unë jam kryeministri, unë jam Zoti i këtij vendi, mua nuk më ndodh asgjë.
Kjo është bindja e Edi Ramës dhe për këtë ka ndërtuar një mekanizëm gjigant korrupsioni edhe të administratës, ku zyrtarë të lartë, siç është rasti i fundit i drejtorit të ARRSH, bëhen pjesë e kësaj skeme.
Ne duhet të vëmë para përgjegjësi SPAK-un që ta hetojë këtë aferë, të mos e lërë në sirtar dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë.

 

Etiketa: DurrësEko ParkuKryesore1

Lajme të lidhura

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!
Aktualitet

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel
Aktualitet

“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel

12:00 - 23/04/26
Para
Meritoni plas ‘bombën’: Heidi ka flirtuar me mua VIDEO)

Meritoni plas ‘bombën’: Heidi ka flirtuar me mua VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

15:29 - 23/04/26

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer...

Lexo më shumë
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

15:10 - 23/04/26
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com